Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, super Curry, Warriors konfirmohen si më të fortët

OAKLAND, CA - JANUARY 27: Stephen Curry #30 of the Golden State Warriors handles the ball against the Boston Celtics on January 27, 2018 at ORACLE Arena in Oakland, California. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2018 NBAE (Photo by Noah Graham/NBAE via Getty Images)

Mbrëmje yjesh në NBA, ku kryefjala ishte padiskutim Steph Curry i cili me një paraqitje fenomenale fitoi duelin personal me Kyrie Irving, ndërsa Golden State Warriors u konfirmua si skuadra më e fortë  pasi mposhti në Oracle Arena 109-105 Boston Celtics. Në duelin mes dy skuadrave që kryesojnë konferencat përkatëse ligjin e bëri Stephen Curry me yllin e Warriors që koleksionoi në total 49 pikë 5 asiste dhe 4 rebound. E ndihmuar edhe nga dyshja Durant-Green me të parin që shtoi 20 pikë dhe 9 rikuperime poshtë tabelës ndërsa Green 15 pikë dhe 11 rebound, Golden State regjistroi fitoren e 40-të sezonale ndërsa i shkaktoi Bostonit humbjen e 5-të në 6 ndeshjet e fundit. As forma e mirë e yllit Kyrie Irving nuk i mjaftoi skuadrës më të titulluar të NBA për të dalë nga kjo mini-krizë në të cilën është përfshirë.Irving e mbylli ndeshjen me 37 pikë 4 asiste dhe 2 rebound. Mbrëmje e veçantë edhe për Carmelo Anthony i cili me 21 pikët e tij udhëhoqi Oklahoma City Thunder të triumfonte në transfertën e Michigan përballë Detroit Pistons me shifrat 121-108, ndërkohë që Melo arriti kuotën e 25 mijë pikëve në karrierë. Megjithatë heroi i padiskutueshëm i Oklahomës në këtë ndeshje ishte Rusell Westbrook i cili preku shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës. 31 pikë 11 rikuperime poshtë tabelës dhe 13 asiste ishin këto statistikat e Westbrook në një ndeshje ku ai u rikthye të bëjë basketbollistin e sezonit e kaluar. Një fitore të rëndësishme mori edhe Miami Heat që në Florida mposhti Charlotte Hornets me rezultatin 95-91. Miqëve nga Karolina e Veriut nuk u mjaftuan 50 pikët e realizuara nga dyshja Kemba Walker-Dwight Howard. Spektakël dhuroi Minnesota Timberwolves që në Minneapolis i tregoi dhëmbët Brooklyn Nets duke i mposhtur këta të fundit 111-97 falë lojës së shkëlqyer të treshes magjike Butler-Wiggins-Toëns. Humbje e rëndë për Atlanta Hawks që në Georgia u mposht me rezultatin e thellë 129-104 nga Washington Wizards duke konfirmuar edhe njëherë se ky sezon është për t’u harruar sa më shpejt, pasi Haëks vazhdojnë të pozicionohen të fundit në Konferencën e Lindjes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....