Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Superioritet i pastër, Denver fiton finalen e parë

Superioritet i pastër. Me këtë mënyrë Denver Nuggets mposhtin Miami Heat në ndeshjen e parë të finaleve të NBA. Duke fituar me rezultatin 104-93 për të shënjestruar fitoren e 9-të në po kaq ndeshje të luajtura në shtëpi në playoff.

Lideri ishte natyrisht Nikola Jokic me 27 pikë, 10 rikuperime dhe 14 asiste. I ndjekur nga Murray me 26 pikë. Provë vërtet e mirë për të zotët e shtëpisë, të cilët krijuan madje një avantazh prej plot 24 pikësh gjatë takimit.

Denver Nuggets nuk i la rrugë shpëtimi një Miami që dukej tepër i shëmtuar për të qenë i vërtetë pas lodhjes në garën e shtatë kundër Celtics. Ka të bëjë ndoshta dhe fakti se në Colorado luhet në 1600 metra lartësi. Duke i marrë frymën Heat që nuk ishin kurrë vërtet në garë deri në periodën e katërt. Ku maksimumi që bënë ishte të shkurtonin distancën deri në rezultatin final 104-93.

Denver i bëri një nisje me shumë autoritet takimit, me Jokic që udhëhiqte sulmin dhe Murray që shfrytëzonte asistet e tij. Nuggets kishin një avantazh prej 17 pikësh në pushimin e gjatë mes pjesëve, duke arritur edhe 24 pikë para në periodën e tretë.

Lexo edhe:

Perioda e katërt ishte thjesht administrim për Nuggets, që iu lejuan një rikuperim të lehtë kundërshtarëve, deri në 8 pikë diferencë. Para se të rizgjoheshin në finale për ta çuar distancën në numër dyshifror pikësh. Nikola Jokic sërish i mahnitshëm, me 27 pikët e tij plus 10 rikuperime e 14 asiste. I cili krijon një vazhdimësi të habitshme me numra dyshifrorë në të tre aspektet e lojës.

Me 28-vjeçarin që e bëri diçka të tillë për herë të nëntë në këtë playoff. Përfiton nga loja e tij padyshim Jamal Murray, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe duke e mbyllur me 26 pikë, 6 rikuperime dhe 10 asiste. Numra dyshifrorë pikësh edhe për Gordon me 16, Porter Jr me 14 dhe Brown me 10. Të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm për të firmosur suksesin e parë të Denver në finale.

Miami Heat, ndërkohë, gjenden në disavantazh për herë të parë në një seri. Pasi gabuan shumë në goditjet e fazës fillestare. Më i miri i skuadrës ishte Adebayo me 26 pikë me 13 rikuperime. Ndërsa Jimmy Butler i mungoi oksigjeni dhe e mbylli me vetëm 13 pikë. Provuan të ndihmojnë Highsmith me 18 pikë dhe Vincent me 19 , por kur ylli i skuadrës nuk është në formë, Heat vuajnë shumë.

Kjo edhe për faktin se Strus nuk shënoi asnjë pikë, me Robinson e Martin që shënuan vetëm nga 3 pikë. Shumë paraqitje të dobëta që duke u bërë të gjitha së bashku sanksionuan disfatën e Heat. Miami do të provojë të ringrihet në garën e dytë që luhet në natën mes të dielës dhe të hënës. Sërish në fushën e Denver.

https://twitter.com/i/status/1664463228863217666

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...