Basketboll

NBA, Teksasi në “zi” mposhten Houston dhe Dallas, dëmtohet Luka Doncic!

39 pikët e James Harden nuk i mjaftojnë Houston Rockets që pësoi disfatën e 9-të sezonale pasi u mposht brenda në Toyota Center nga Detroit Pistons me rezultatin 107-115. Përveç 39 pikëve, Harden koleksionoi dhe 6 rebound e 7 asiste, por Houston me këtë humbje rrëshkiti në vendin e 5-të të Konferencës së Perëndimit. Ra pas 4 fitoresh radhazi Los Angeles Clippers që u mposht 109-106 nga Chicago Bulls në United Center në një ndeshje ku më i miri mbi parket ishte Zac LaVine i vendasve me 31 pikë. Një ndeshje shumë e luftuar ishte ajo e zhvilluar në American Airlines Center të Dallasit ku skuadra teksane pësoi disfatën e 8-të sezonale pasi u mposht me rezultatin 118-122 pas kohës shtesë nga Miami Heat që në krahun tjetër arriti suksesin e 19-të sezonal. Dëmtimi i yllit slloven Luka Doncic pas vetëm 1 minute e 40 sekondash lojë, i prishi planet Dallasit, teksa 28 pikët e Hardaway nuk i mjaftuan Dallasit ndërkohë te miqtë nga Florida, spikati Jimmy Butler me 27 pikë. Suksese të thjeshta për Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors që mposhtën respektivisht Cleveland Cavaliers 125-108 dhe Brooklyn Nets 110-102.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency