Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, “thyhen” Raptors e Spurs, ndalet edhe Denver!

Pas tre fitoresh radhazi, Toronto Raptors u ndal në transfertën e Indinapolis përballë Indiana Pacers duke hapur krahun dhe duke rrezikuar edhe vendin e dytë në konferencën e Lindjes që tashmë i kërcënohet ndjeshëm pikërisht nga Indiana. Në Bankers Life Fieldhouse, skuadra e trajnerit Nate McMillan triumfoi me shifrat 110-106 për meritë edhe të Thaddeus Young i cili realizoi 23 pikë ndërsa shtoi edhe 3 asiste e 15 rebound. Në krahun tjetër për Raptors të cilët pësuan humbjen e 15-të sezonale në këtë transfertë më i miri mbi parke ishte spanjolli Serge Ibaka që e mbylli ndeshjen me 23 pikë 3 asiste e 11 rikuperime. Humbja e dytë rresht për San Antonio Spurs që pas disfatës ndaj Los Angeles Clippers u mposht edhe në transfertën e Ëells Fargo Center me rezultatin 122-120 nga Philadelphia 76ers. Kamerunasi Joel Embiid ishte thjeshtë fantastik për vendasit teksa koleksionoi 33 pikë 3 asiste dhe 19 rikuperime poshtë tabelës ndërkohë që Spurs-ave nuk u mjaftuan 26 pikët e DeMare DeRozan.

Mori fitoren e 9-të në 11 ndeshjet e fundit Utah Jazz që nuk pati mëshirë as Denver Nuggets duke triumfuar në Salt Lake City me shifrat 114-108. Mithcell me 35 pikë 6 asiste e 6 rebound ishte më i miri mbi parket për Jazz, në krahun tjetër shkëlqeu i përhershmi Nikola Jokic por as paraqitja fantastike e basketbollistit serb që realizoi 28 pikë 6 asiste dhe 21 rikuperime nuk i mjaftuan skuadrës nga Colorado për të evituar humbjen. Përpara pak vitesh konsiderohej si supersfida e konferencës së Lindjes pasi luhej për kreun ndërsa mes tyre kanë diskutuar shpeshherë edhe finalet e konferencës, megjithatë tashmë Boston Celtic-Cleveland Cavaliers është shndërruar në një ndeshje që nuk përbën ndonjë interes të madh. Në TD Garden këtë herë përfundoi me fitoren e thjeshtë të Celtics me shifrat 123-103 për meritë edhe të dyshes Rozier-Brown që sëbashku realizuan 49 pikë për skuadrën më të titulluar të NBA.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...