Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Timberwolves pas 14 vitesh në play off, çiftet për çdo konferencë

Përcaktohet edhe skuadra e fundit e Konferencës së Perëndimit në NBA që do të marrë pjesë në fazën play off. Ajo është Minnesota, që në raundin e fundit të sezonit të rregullt mposhti në përballjen direkte për vendin e tetë Denverin, duke u kthyer në play off pas plot 14 vitesh. Në “Target Center” të Minneapolisit kjo përballje i përmbushi pritshmëritë. Drithëruese dhe plot emocione, me fituesin që u vendos vetëm në kohën shtesë. 112 – 106 përfundoi ky takim, teksa koha e rregullt ishte mbyllur në barazim 101 – 101. Eksperienca e Timberwolves u shpërblyer me një fitore historike, që i kthen mes skuadrave më të mira të Perëndimit. 35 pikë, 3 asiste dhe 10 rikuperime realizoi Jokic për Nuggets, por Butler dhe Towns u kundërpërgjigjën respektivisht me 31 dhe 26 pikë, duke rezultuar më të rëndësishëm për skuadrën e tyre.

Në duelin për vendin e tretë në Perëndim, Portland dominoi ndaj Utah Jazz me rezultatin 102-93, falë Damian Lillard që shpërtheu me 36 pikë dhe 10 asiste, ndërsa McCollum shtoi edhe 19 pikë të tjera për Blazers.

Oklahoma City Thunder ruajtën vendin e katërt pasi fituan 137-123 me Memphis Grizzlies. Në “Chesapeake Energy Arena” skenën e rrëmbeu Paul George me 40 pikë, duke fituar edhe duelin me kundërshtarin e tij Brooks, që realizoi jo pak por 36 pikë.

Rezultatet: 

Philadelphia 76ers – Milwaukee Bucks 130-95

Oklahoma City Thunder – Memphis Grizzlies 137-123

Cleveland Cavaliers – New York Knicks 98-110

Boston Celtics – Brooklyn Nets 110-97

Minnesota Timberwolves – Denver Nuggets 112-106

Chicago Bulls – Detroit Pistons 87-119

Miami Heat – Toronto Raptors 116-109

New Orleans Pelicans – San Antonio Spurs 122-98

Orlando Magic – Washington Wizards 101-92

Portland Trail Blazres – Utah Jazz 102-93

Los Angeles Clippers – Los Angeles Lakers 100-115

Sacramento Kings – Houston Rockets 96-83

Në përfundim të sezonit të rregullt u përcaktuan zyrtarisht edhe 8 çiftet e play off-it, 4 për çdo konferencë.

Konferenca e Lindjes

(1) Toronto Raptors – (8) Washington Wizards

(4) Cleveland Cavaliers – (5) Indiana Pacers

(3) Philadelphia 76ers – (6) Miami Heat

(2) Boston Celtics – (7) Milwaukee Bucks

Konferenca e Perëndimit

(1) Houston Rockets – (8) Minnesota Timberwolves

(4) Oklahoma City Thunder – (5) Utah Jazz

(3) Portland Trail Blazers – (6) Neë Orleans Pelicans

(2) Golden State Warriors – (7) San Antonio Spurs

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...