Basketboll

NBA/ Tjetër disfatë për Lakers, Jazz të pandalshëm me Bojan Bogdanovic

Në përballjen më të rëndësishme të mbrëmjes në NBA, Portland Trail Blazers fituan 106-101 përballë Los Angeles Lakers, tashmë në krizë rezultatesh, pasi në 10 takimet e fundit kanë mundur të triumfojnë vetëm në dy raste. Në mungesë të LeBron James dhe Dennis Shroeder, kalifornianët rrëshqasin në vendin e shtatë dhe shohin më pranë zonën play-in. Spikati në këtë përballje Damian Lillard, autor i 38 pikëve, ndërsa për Lakers nuk mjaftoi forma e mirë që shfaqi Anthony Davies me 36 pikë.

Ata që nuk dinë të humbasin janë Utah Jazz, që në sfidën e radhës iu imponuan 127-120 Denver Nuggets, duke mbajtur pas në renditjen e Perëndimit Phoenix Suns. Diferenca u bë në periodën e katërt me Bojan Bogdanovic që dhuroi paraqitjen më të mirë në karrierë. Basketbollisti kroat realizoi plot 48 pikë, duke qenë i saktë në tetë nga 11 tentativat për tre. Nuggets ishin të detyruar të dorëzoheshin në fund, pavarësisht 31 pikëve të Michael Porter Jr. dhe 24 pikëve, 13 asisteve dhe 9 “rebound” të Nikola Jokic.

Phoenix Suns, që u këcënojnë vendin e parë Jazz, fituan me diferencë 128-105 ndaj New York Knicks. Skuadra nga Arizona shpërtheu në pjesën e dytë me një rezultat të pjesshëm 72-43. Shënuesi më i mirë rezultoi Deandre Ayton me 26 pikë dhe 15 “rebound”.

Fitore mes vuajtjesh për Philadelphia 76ers 109-107 ndaj New Orleans Pelicans. Protagonist asbolut, si gjithmonë, Joel Embiid me 37 pikë dhe 13 “rebound”. Disfata e Pelicans erdhi edhe për shkak të dëmtimit të Zion Williamson, që rrezikon të mbyllë sezonin.

Rezultatet:

Portland Trail Blazers – Los Angeles Lakers 106-101

Utah Jazz – Denver Nuggets 127-120

Phoenix Suns – New York Knicks 128-105

Philadelphia 76ers – New Orleans Pelicans 109-107

Chicago Bulls – Boston Celtics 121-99

Miami Heat – Minnesota Timberwolves 121-112

Charlotte Hornets – Orlando Magic 122-112

Milwaukee Bucks – Houston Rockets 141-133

Dallas Mavericks – Cleveland Cavaliers 110-90

Sacramento Kings – San Antonio Spurs 104-113

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency