Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, tjetër rekord për Rockets, 59 fitore sezonale

Houston Rockets është i një planeti tjetër. Skuadra e udhëhequr nga James Jarden mposhti pa shumë probleme New Orelans Pelicans ku luan Anthony Davis me rezultatin 114 – 91, duke shënuar një tjetër rekord sa u përket fitoreve sezonale. Rockets shënuan suksesin e 59 gjatë sezonit të rregullt. Praktikisht nuk kishte rivalitet sfida e zhvilluar në “Toyota Center”, ku James Harden rezultoi më i miri mbi parket me 27 pikë, 8 asiste dhe 6 topa të rikuperuar. Nga ana tjetër Anthoni Davis realizoi 25 pikë dhe 8 rikuperime, duke u ndihmuar pak nga pjesa tjetër e skuadrës.

Memphis Grizzlies pësoi humbjen e radhës në shtëpi, këtë radhë përballë Los Angeles Lakers 93-100. Buzëqeshin kalifornianët, që rikthehen te suksesi pas 4 humbjeve radhazi. Para ndeshjes Lakers morën lajmin e keq të dëmtimit të Isaiah Thomas, gjithsesi falë formës së Kuzma, që shënoi 25 pikë dhe kontrolloi 10 topa poshtë koshit, fituan me 7 pikë diferencë.

Detroit Piston iu imponua 117 – 95 Chicago Bulls, por tashmë është shumë vonë për t’u renditur në zonën play off. Vendi i tetë, që aktualisht mbahet nga Milwaukee Bucks mbetet utopi. Në këtë përballje Pistons u inspiruan nga Tolliver, që e mbylli ndeshjen me 25 pikë, ndërsa Dramond dha kontrobutin e tij në këtë sukses me 15 pikë dhe plot 20 rikuperime.

29 pikë, 8 asiste dhe 11 rikuperime. Këto ishin statistikat e Aaron Gordon, që për pak mund të kishte seleksionuar “tripel double” në suksesin 105 – 99 të Orlando Magic ndaj Phoenix Suns. Një përballje pa shumë vlerë për faktin se të dyja skuadrat renditen në pjesën e fundit të tabelës në konferencat respektive.

Dallas Mavericks ndërkohë u mposht 98 – 102 nga Charlotte Hornets, që ështrë kujtuar vonë për zonën play off në Lindje. Për Charlotte shënuesi më i mirë rezultoi Walker me 24 pikë.

Philadelphia 76ers dominoi 120 – 108 Minnesota Tmberwolves, me Embiid dhe Saric që shënuan respekivisht 19 dhe 18 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...