Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Toronto konfirmohet, Lakers i largohet fundit

Toronto Raptors regjistroi një tjetër fitore në harkun e 2 ditëve, teksa këtë herë mposhti San Antonio Spurs me rezultatin e ngushtë 86-83. DeRozan dhe Loëry ishin arkitektët e triumfit të kanadezëve, duke regjistruar 45 pikë, 9 asiste dhe 10 rikuperime në total. Kjo fitore konsolidon pozitat e Torontos në vendin e dytë të renditjes në Konferencën e Lindjes dhe njëkohësisht rrit shpresat për t’i marrë kryesimin Boston Celtics.

Pas 2 humbjeve radhazi, edhe Washington Wizards u rikthye te fitorja, teksa mposhti në transfertë Detroit Pistons me rezultatin 112-122. Beal dhe Oubre shënuan nga 26 pikë secili në këtë triumf të Wizards, që dominoi veçanërisht pjesën e 3-të, ku krijoi edhe epërsinë që i dha fitoren. Nga ana tjetër, për Pistons Harris u zgjua vetëm në fraksionin e fundit, ku shënoi 12 nga 17 pikë në total, por pa mundur të ndihmojë të tijtë për të shmangur humbjen.

Me 33 pikë, 7 asiste dhe 7 rikuperime, Clarkson bëri që Los Angeles Lakers të rikthehet te fitorja dhe t’i largohet vendit të fundit në renditje. Përballë Indiana Pacers, vendasit triumfuan me rezultatin 99-86, në një sfidë të filluar keq, por vetëm në fraksionin e parë, sepse më pas Lakers dominuan tërësisht.

Një sfidë mjaft interesante ishte edhe ajo mes Utah dhe New York, fituar nga këta të fundit me rezultatin 115-117. Vendasit kontrolluan sfidën në pjesën më të madhe të saj, por patën një black-out total në fraksionin e 3-të, të cilin e humbën me 13 pikë diferencë dhe nuk arritën të rikuperojnë më. Për Knicks, Hardaway ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, me 31 pikë, 3 asiste dhe 5 rikuperime.

Në sfidat e tjera, Phoenix ndali ‘hemorragjinë’ e humbjeve, në përballjen me Denverin, të cilën e fitoi me rezultatin 108-100, falë lojës së mrekullueshme të Booker, Brooklyn triumfoi 101-95 ndaj Miamit dhe Memphis iu imponua Sacramentos me rezultatin e thellë 106-88.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...