Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Toronto mposht Milwaukeen, Curry udhëheq Warriors drejt suksesit

Torontio Raptors ka arritur të triumfojë me rezultatin 116-123 përballë Milwaukee Bucks, në sfidën direkte mes vendit të parë dhe të dytë të Konferencës së Lindjes, të zhvilluar në “Fiserv Forum”.

Vendasit e nisën mjaft mirë sfidën dhe fituan fraksionin e parë me rezultatin 34-27, por reagimi i kanadezëve ishte për t’u lavdëruar, pasi në dy pjesët e tjera, arritën të rikuperojnë dhe madje të shkëputen me 9 pikë avantazh.

Milwaukee tentoi të rikuperojë në fraksionin e katërt dhe të fundit, të cilin e fitoi me vetëm dy pikë diferencë, duke dalë kokulur nga kjo sfidë dhe duke humbur pas 5 fitoresh radhazi, por gjithsesi Bucks mbeten në krye të Konferencës së Lindjes.

Greku i Milwaukee-t, Antetokounmpos ishte më i miri i sfidës, duke regjistruar 43 pikë, 4 asiste dhe 18 rikuperime, ndërsa për Raptors shkëlqyen Leonardo dhe Siakam, me 60 pikë, 9 asiste dhe 10 rikuperime së bashku.

Sakramento Kings pësoi humbjen e katërt radhazi, teksa këtë herë priti në shtëpi kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, ndaj të cilëve u mposht me rezultatin final 123-127.

Ndryshe nga rezultati final, në “Golden 1 Center”, u zhvillua një sfidë e çekuilibruar, me Warriors që fituan me rezultat të thellë fraksionin e parë dhe të katërt, por humbën gjithashtu me diferencë, pjesën e dytë dhe të tretë.

Stephen Curry ishte pa dyshim lideri i Golden State Warriors në këtë transfertë, duke shënuar plot 42 pikë dhe duke regjistruar 2 asiste e 5 rikuperime, ndërsa një paraqitje për t’u vlerësuar bëri edhe ylli tjetër i skuadrës, Kevin Durant.

Cleveland Cavaliers zhytet në krizë, pasi pësoi humbjen e 9 radhazi në kampionat, teksa këtë herë u mposht me rezultatin e thellë 98-133 nga miqtë e New Orleans Pelicans. Këta të fundit dominuan në çdo fraksion në sfidës, duke mos u lënë vendasve asnjë mundësi të riktheheshin në lojë.

Në sfidat e tjera, San Antonio Spurs triumfoi me rezultatin 108-88 përballë Memphis Grizzlies, Philadelphia 76ers mposhti me rezultatin 106-100 Dallas Mavericks dhe Detroit Pistons humbi në shtëpi përballë Uttah Jazz me rezultatin 105-110.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...