Basketboll

NBA/ Toronto shkruan historinë, titulli kampion shkon në Kanada

Kanadezët e Toronto Raptors kanë hyrë në historinë e basketbollit amerikan, pasi ia kanë dalë të fitojnë për herë të parë në histori titullin kampion në NBA, duke mposhtur në finale pikërisht kampionët në fuqi, Golden State Warriors.

Raptors arritën të sigurojnë titullin kampion, pasi fituan në ndeshjen e 6 me rezultatin 110-114, duke mbyllur këtë edicion final me një bilanc fitoresh 4-2, që i mundësuan të hapë shampanjën e një triumfi tërësisht të merituar.

Sfida e mbrëmshme u zhvillua në “Oracle Arena” të Oaklandit, shtëpinë e Warriors, ndërsa ishte tejet emocionuese dhe fati i saj u vendos vetëm në fraksionin e fundit. Pjesa e parë ishte me ritëm dhe e shpejtë, ndërsa Raptors arritën të krijojnë vetëm një pikë diferencë.

Edhe pjesa e dytë foli për kanadezët, por edhe këtë herë diferenca ishte e vogël dhe pas gjysmës së parë të lojës, Toronto ishte një avantazh prej vetëm 3 pikësh. Vendasit reaguan në fraksionin e tretë, duke marrë avantazhin e ndeshjes, por në sprintin final gjithçka foli për Raptors që arritën të triumfojnë 22-28 dhe të fitojnë ndeshjen me rezultatin 110-114.

Duhet theksuar se Golden State Warriors iu desh të bëjë pa shërbimet e Kevin Durant, i cili u dëmtua në sfidën e tre ditëve më parë në Toronto, ndërsa më i miri i ndeshjes së djeshme ishte Thompson me 30 pikë dhe 5 asiste.

Për Raptors shkëlqyen sërish Kyle Lowry dhe Patrick Siakam, të cilët të dy së bashku realizuan 52 pikë, dhanë 17 asiste dhe rikuperuan 13 topa në tabelë.
Mbyllet kështu një tjetër sezon emocionues i sportit më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, basketbollit, ndërsa thyhet edhe dominimi për dy vite me radhë i Golden State Warriors.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency