Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Trepikësh “in extremis”, OG Anunoby bën çmenduri dhe u jep fitoren Raptors

Koshi i OG Anunoby është pa dyshim momenti më emocional i mbrëmjes në NBA. E nisim pikërisht nga aksioni i fundit për të treguar fitoren 104-103 të Toronto Raptors në përballjen e tretë ndaj Boston Celtics në gjysmëfinalet e Konferencë së Lindjes, me kanadezët që shkurtuan në 2-1 diferencën e serisë. Një fund “triller” falë një veprimi të çmendur të britanikut me origjinë nigeriane, i cili realizoi një trepikësh nga një kënd i vështirë, në momentin kur sirena po ndizej për të shënuar përfundimin e takimit.

Ishte një ndeshje të cilën u duk se Celtics e bënë të tyren pas pushimit mes pjesëve, teksa krijuan një diferencë prej 10 pikësh. Ky takim dhe përplasjet e serisë ishin në kontroll të skuadrës së drejtuar nga Brad Stevens, por pikërisht në momentin më vendimtar ta takimit ndodhi përmbysja e Torontos, e udhëhequr nga i jashtëzakonshmi Kyle Lowry, autor i 31 pikëve, pa lënë mënjanë kontributin e vyer të Fred Van Vleet me 25 punti. Në radhët e Celtics më i miri rezultoi Kemba Walker me 29 pikë.

Los Angeles Clippers dominuan sfidën e parë të serisë së gjymëfinaleve të Perëndimit ndaj Denver Nuggets, duke triumfuar me rezultat të thellë 120-97. U duk qartë që skuadra nga Colorado ende nuk i ka rikuperuar energjitë e shpenzuara në serinë e çerekfinaleve ndaj Utah Jazz.

Një përballje pa shumë histori, e cila praktikisht u mbyll në fund të periodës së dytë, teksa u shënua një rezultat i pjesshëm 38-20 për skuadrën e drejtuar nga Doc Rivers. Denveri nuk kishte forcë fizike dhe mendore për të përmbysur diferencën e tashmë duhet të futet në parket me mentalitetin e duhur në sfidën e dytë.

Shënuesi më i mirë rezultoi Kawhi Leonard me 29 pikë, i ndihmuar në mënyrën e duhur nga Paul George (19 pikë) dhe Marcus Morris Sr. (18 pikë). Në radhët e Nuggets 15 pikë të shënuara nga Nikola Jokic, ndërsa Jamal Murray u ndal më së miri nga mbrojtja e Clippers, duke regjistruar vetëm 12 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...