Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ “Triple double” i Antetokounmpos, Bucks thyejnë Blazers, fitojnë edhe Pelicans

Në NBA ishin vetëm dy ndeshjet e luajtura në orët e para të kësaj të premteje. E hapën Milwaukee Bucks, të parët në Konferencën e Lindjes, që pritën Portland Trail Blazers, një skuadër në krizë të thellë në këtë fillim sezoni. Nuk pati asnjë surprizë, të zotët e shtëpisë fituan me rezultatin 137-129 në një përballje ku iu kushtua pak rëndësi fazës mbrojtëse. Shënuesi më i mirë për ekipin nga Wisconsin rezultoi Eric Bledsoe me 30 pikë. Giannis Antetokounmpo nuk mund të qëndronte pas, duke lënë shenjë me një “triple double”: 24 pikë, 15 asiste dhe 19 “rebound”.

Nga ana tjetër, për skuadrën nga Oregoni spikati me 37 pikë dhe 10 asiste CJ McCollum, ndërsa Skal Labissiere shtoi edhe 22 pikë të tjera. Vazhdon të mungojë për Blazers Damian Lillard. Më këtë sukses Bucks e çojnë në 13 numrin e fitoreve, ndërsa humbjet janë vetëm 3. Për Blazer, ndërkohë, ishte disfata e tetë në 10 takimet e fundit.

Vjen fitorja e tretë radhazi dhe e katërta në pesë takimet e fundit për New Orleans Pelicans. Skuadra nga Louisiana, arriti të triumfonte 121-124 në një fushë shumë të vështirë si ajo e Phoenix Suns. Vendimtarë Brandon Ingram me 28 pikë, JJ Redick me 26 dhe Jrue Holiday që për pak realizon “double double” (23 pikë e  9 asiste). Për Suns, nuk mjaftuan 25 pikët e Kelly Oubre Jr.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...