Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, “triple double” i LeBron, Cavs kthehen te fitorja, bie Houston

Cleveland Cavaliers i rikthehen suksesit falë LeBron James, që realizoi “triple double” ndaj Indiana Pacers. 26 pikë, 11 asist dhe 10 rikuperime nga “Ylli” e Cavs për rezultatin përfundimtar 115 – 108. Finalistët e sezonit të kaluar nuk e vendosën në asnjë moment në dyshim fitoren, pavarësisht një luhatjeje në periodën e fundit.
38 pikët e Chris Paul nuk i mjaftuan Houstonit për të shmangur disfatën në “Smoothie King Center” ndaj New Orleans Pelicans, që triumfuan në fund me vetëm dy pikë diferencë, 115 – 113. Rockets u zgjuan vonë, pasi e patën të pamundur të rikuperonin diferencën prej 21 pikësh të krijuar në mesin e periodës së tretë.
Sfidë shumë e ekuilibruar ajo e “Air Canada Center” mes Toronto Raptors dhe Utah Jazz. Në fund, për befasinë e tifozëve vendas, Jazz fituan me 4 pikë diferencë, 93 – 97, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Valanciunas, që shënoi 28 pikë.
Los Angeles Lakers shënoi fitoren e katërt radhazi 103 – 108 në parketin e Chicago Bulls. Spikati për kalifornianët Brandon Ingram me 25 pikë.
Lou Williams ishte i papërmbajtshëm në fitoren 100 -109 të Los Angeles Clippers në fushën e Memphis Grizzlies. 40 pikë, 10 asist dhe 2 rikuperime. Këto ishin statistikat e “yllit” të Clippers, që po konfirmohet gjithnjë e me tepër mes më të mirëve të NBA-së.
Milwaukee Bucks dominoi ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 116-91, Dallas Mavericks-Portland Trail Blazers u mbyll 93-107, San Antonio Spurs-Philapelphia 76ers 78-97, Phoenix Suns-New York Knicks 85-107 dhe Charlotte Hornets – Atlanta Hawks 121-110.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...