Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA ul siparin e sezonit, Lakers rikthehen te suksesi pas një dekade

NBA ka ulur siparin e sezonit 2019-2020, me Los Angeles Lakers që është shpallur kampion, pasi ka mposhtur nē finale Miami Heat me rezultatin 4-2 me ndeshje. Nē një sezon të pazakontë për shkak të koronavirusit, që zgjati përtej pritshmërive dhe që i detyrointë gjithë skuadrat të grumbulloheshin në Orlando për të luajtur ndeshjet e mbetura, ishin kalifornianët që u treguan superiorë dhe ia dolën të festojnë.

Vetëm dy ditë pasi shpërdoruan “match point”-in e parë, mbrëmjen e djeshme në “AdventHealth Arena” të Orlandos Lakers triumfuan me rezultatin 106-93 dhe mbyllën llogaritë e finales, duke hapur edhe shampanjën e festës së titullit kampion.

Ashtu si gjatë gjithë sezonit, LeBron James ishte protagonisti absolut i Lakers, me 28 pikë të shënuara, 14 topa të rikuperuar dhe 10 asiste, ndërsa skuadra kaliforniane dominoi në tre fraksionet e para, duke çuar avantazhin në 26 pikë dhe i lejoi vetes që ta nisë festën që në pjesën e fundit të lojës.

Ky ishte titulli kampion i 17 në histori për Los Angeles Lakers, që rikthehet te suksesi pas plot një dekade dhe barazon Boston Celtics në krye të renditjes së skuadrave që kanë fituar më shumë në NBA.

Kalifornianët kanë shkuar plot 32 herë në finalet e NBA, nga të cilat kanë humbur 15 dhe kanë fituar 17, ndërsa po kaq suksese numërojnë edhe Boston Celtics, që kanë luajtur vetëm 21 finale, por janë treguar shumë më racionalë pas kanë humbur vetëm 4 të tilla.

Basketbollisti 35-vjeçar LeBron James u shpall më i miri i finales dhe me shumë gjasa do të jetë edhe MVP-ja i sezonit, pasi ka qenë protagonist i padiskutueshëm i suksesit për Lakers, me shifra mesatare prej 30.2 pikësh, 11.2 rikuperimesh dhe 8.2 asistesh për ndeshje.

Një sezon mjaft të mirë bëri edhe basketbollisti 27-vjeçar nga Ilinoisi, Anthony Davis, i cili bashke me të padiskutueshmin LeBron James, dha një kontribut të jashtëzakonshēm për të rikthyer Lakers te titulli kampion pas plot 10 vitesh.

Mbyllet kështu një sezon i jashtëzakonshëm për shkak të pandemisë, në një vit ku humbi jetën tragjikisht edhe legjenda e basketbollit e Lakers dhe NBA, Kobe Bryant, të cilit iu dedikua edhe suksesi i kaifornianëve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...