Basketboll

NBA/ Utah konfirmohet edhe ndaj Clippers, Murray-Jokiç nuk mjaftojnë për Denverin

Utah Jazz po befason të gjithë me një ecuri fantastike këtë sezon, teksa këtë herë triumfoi në transfertën e vështirë të “Staples Center” ndaj Los Angeles Clippers dhe regjistroi suksesin e 9 radhazi, duke blinduar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Sfida në Kaliforni ishte vërtetë interesante dhe vendasit e nisën shumë mirë, duke vendosur një epërsi të lehtë pas gjysmës së parë të ndeshjes, por më pas Utah ngriti ndjeshëm nivelin dhe ia doli të triumfojë me shifrat 96-114.

Denver Nuggets nuk arrin të reagojë pas humbjes me Boston Celtics, pasi ka pësuar një tjetër disfatë, këtë herë me shifrat e ngushta 130-128 në transfertën ndaj Washington Wizard në “Capital One Arena”.

Të udhëhequr nga Murray e Jokiç, Nuggets bënë një fraksion të parë mjaft të mirë dhe dhanë idenë e një fitoreje të lehtë, por më pas pësuan një “black out” total dhe nuk arritën të rikuperojnë më diferencën e pikëve deri në fund.

Murray dhe Jokiç ishin padyshim nga më të mirët në parket, duke shënuar 68 pikë së bashku, 16 topa të rikuperuar dhe 15 asiste, ndërsa për vendasit shkëlqeu Bertans me 35 pikë, 3 topa të rikuperuar dhe një asist.

Një sfidë mjaft interesante u zhvillua edhe në “Chase Center” në San Francisco, ku Golden State Warriors triumfuan me shifrat 120-112 ndaj Miami Heat, por vetëm pas luajtjes së kohës shtesë.

Miqtë nga Miami bënë mirë në gjysmën e parë të ndeshjes, por Warriors arritën që të rikthejnë baraspeshën deri në fund të kohës së rregullt dhe në 5 minutat shtesë bënë diferencën falë dyshes Curry-Bazemore dhe regjistruan një tjetër sukses duke u ngjitur në zonën Play Off të renditjes.

Me vetëm dy pikë diferencë Ia doli të triumfojë edhe Portland Trail Blazers në transfertën ndaj New Orleans Pelicans. Sdida ishte e balancuar gjatë gjithë kohës, por në fund Portland bëri diferencën falë edhe një forme të shkëlqyer të Lillard, që shënoi 43 pikë, rikuperoi 4 topa dhe dha 16 asiste.

Në sfidat e tjera Chicago Bulls mposhti Detroit Pistons me shifrat 105-102, Boston Celtics u dorëzua me shifrat 114-122 ndaj Atlanta Hawks, ndërsa Philadelphia 76ers triumfoi me rezultatin 118-113 ndaj Houston Rockets.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency