Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, vendos parketi, Bucks barazojnë 2-2 serinë ndaj Suns!

MILWAUKEE, WISCONSIN - JULY 11: Giannis Antetokounmpo #34 of the Milwaukee Bucks drives past Mikal Bridges #25 of the Phoenix Suns for a layup during the second half in Game Three of the NBA Finals at Fiserv Forum on July 11, 2021 in Milwaukee, Wisconsin. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Justin Casterline/Getty Images)

Milwaukee Bucks tregon dhëmbët edhe në përballjen e 4-t të serisë së finaleve të NBA ndaj Phoenix, duke lënë të kuptohet se deri në këto momente parketi është një faktor deçiziv në duelin mes tyre. Në Fiserv Forum në Wisconsin, Bucks triumfuan me rezultatin 109-103 duke barazuar në 2-2 serinë e finaleve dhe për të përcaktuar skuadrën kampione të këtij edicioni në NBA do të luhen minimalisht 6 ndeshje. Davon Booker nuk mjaftoi për Phoenix Suns, edhe pse skuadra nga Arizona e nisi shumë mirë ndeshjen duke e mbyllur periodën e parë me një rezultat parcial 23-20 në favor. Por falë lojës së shkëlqyer të dyshes Giannis Antetokounmpo-Khris Middelton, Milwaukee ishte më mirë në periodën e dytë me dy skuadrat që shkuan në pushim në baraspeshë të plotë.

Perioda e tretë foli më shumë për Phoenix që e frymëzuar edhe nga paraqitja fantastike e Booker autor i 42 pikëve në total në këtë duel arriti të shënonte 6 pikë më shumë në këtë 12-minutësh duke krijuar përshtypjen se në këtë sfidë të 4-t do të buzëqeshte skuadra e trajnerit Monty Williams. Por në periodën e 4-t dhe atë të fundit të lojës, Milwaukee e mbështetur fuqishëm edhe nga 16 mijë e 911 spektatorët në Fiserv Forum arriti të përmbyste plot 9 pikë disavantazh duke marrë një fitore të madhe me shifrat 109-103 që barazoi në 2-2 serinë e finaleve të mëdha të NBA ndaj Phoenix. Khris Middelton realizoi 40 pikë në këtë përballje për vendasit ndërkohë që greku Antetokounmpo spikati me 26 pikë 14 rebound dhe 8 asiste. Tashmë seria e finaleve do të zhvendoset në Arizona për ndeshjen e 5-të.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...