Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Warriors bien në shtesë, fitore për Nugetts e Celtics!

Humbje surprizuese për Golden State Warriors në NBA. Skuadra nga Oakland që lufton për vendin e parë në Konferencën e Perëndimit u mposht pas kohës shtesë me rezultatin 131-130 nga Minnesota Timberwolves. Kampionët në fuqi e nisën mirë, duke i mbyllur dy periodat e para me 14 pikë më shumë. Vendasit reaguan dhe barazuan gjithçka që në periodën e tretë, ndërkohë që pas përfundimit të kohës së rregull nuk kishte fitues. Në shtesën e parë Timberwolves shënoi një pikë më shumë dhe ja arriti qëllimit për t’i shkaktuar humbjen e 24-t sezonale skuadrës së trajnerit Steve Kerr.

Diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e Minnesotas pasi tetë basketbollistë të skuadrës nga Minneapolis shënuan më shumë se 10 pikë. Spikatën Andreë Wiggins me 24 pikë, 3 asiste dhe 9 rikuperime por edhe Josh Okogie  me 21 pikë, 1 asist, 5 rikuperime ndërsa ylli i ekipit Karl-Anthony Towns e mbylli ndeshjen  me 15 pikë, 7 asiste dhe 13 rikuperime poshtë tabelës. Stephen Cyrry dhe Kevin Durant realizuan 60 pikë në total për Warriors, i pari 37,  i dyti 23. Edhe Klay Thompson bëri mirë, duke shënuar 20 pikë por Warriors dolën të mposhtur nga kjo sfidë.

Oklahoma City Thunder-Denver Nuggets ishte një përballje që pritej me interes dhe që përfundoi 105-115 në favor të skuadrës nga Colarado. Nuggets ishin më lart në periodën e parë dhe të tretë, duke siguruar fitoren në fund. Nikola Jokic (23 pikë, 3 asiste, 16 rikuperime) dhe Jamal Murray (27 pikë, 9 asiste, 5 rikuperime) triumfuan ndaj Russell Westbrook  (27 pikë, 9 asiste, 9 rikuperime) dhe Paul George (25 pikë, 4 asiste, 9 rikuperime). Këta dy të fundit nuk patën mbështetjen e duhur nga shokët e skuadrës.

Kyrie Irving, me 30 pikë të shënuara, udhëhoqi Boston Celtics në fitoren kundër Indiana Pacers. Përballja përfundoi 114-112. Bojan Bogdanoviç shënoi 27 pikë për Pacers, të pamjaftueshme për të shmangur humbjen e ngushtë që pësuan. Utah Jazz ka likuiduar Washington Wizards me shifrat 128-124. Ndeshje shumë e mirë për Donovan Mitchell, autor i 35 pikëve, 5 asisteve e 5 rikuperimeve. Bradley Beal shënoi 34 pikë për Wizards.

Los Angeles Lakers i gëzohet fitores kundër Charlotte Hornets. Takimi përfundoi 129-115, ndërkohë që Lebron James (27 pikë, 9 asiste, 3 rikuperime) ishte më i miri në parket për kalifornianët. Damian Lillard (37 pikë, 6 asiste, 3 rikuperime) ishte lideri i Portland Trail Blazers në fitoren 98-118 ndaj Atlanta Haëks. Për skuadrën nga Georgia spikati talenti Trae Young me 26 pikë, 7 asiste dhe 9 rikuperime.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...