Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Warriors dështojnë pa Curry-n, Cavs nuk i lë në baltë LeBron James

Golden State Warriors vazhdojnë të vuajnë pa Stephen Curry-n në parket. Kampionët në fuqi të NBA u mposhtën 126 – 106 nga Indiana Pacers, që e dominuan ndeshjen falë dyshes Bodganovic-Oladipo me 49 pikë në total. Kevin Durant tregoi formë të mirë në radhët e Warriors me 27 pikë, por mungesat e shumta ndikuan në këtë rezultat që ishte në favor të Pacers me 20 pikë më shumë.

Nuk di të ndalet skuadra e Houston, që mposhti me vetëm 2 pikë më shumë 96-94 Portland Trail Blazers. Edhe në momentet më të vështira Rockets dinë të dalin nga situata falë “yllit” të tyre James Harden, që shënoi 24 pikë, dha 7 asiste dhe kontrolloi 6 topa poshtë koshit. Gjithsesi statistikat më të mira i kishte Chris Paul: 27 pikë, 5 asiste dhe 4 rikuperime.

Cleveland nuk dëshiron ta lëshojë vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. Cavs fituan 119 – 115 nga Washington Wizards në një përballje ku “Mbreti” James dhuroi spektakël me 33 pikë, 14 asiste dhe 9 rikuperime, duke fituar edhe duelin brenda sfidës me John Wall, që shënoi 28 pikë, 14 asiste dhe kontrolloi 4 topa poshtë koshit.

Për Milwaukee Bucks nuk mjaftuan 31 pikët e Middleton, pasi u mposhtën 111-119 nga Brooklyn Nets. Utah Jazz dominuan 117-95 ndaj Los Angeles Clippers, ndërsa Denver Nuggets fituan 100-96 me Minnesota Timberwolves.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...