Basketboll

NBA, Warriors dhe Celtics tregojnë “dhëmbët”, mposhten Rockets e Bucks!

Në mbrëmjen e NBA buzëqeshën Golden State Warriors dhe Boston Celtics. Fitore e ngushtë për kampionët në fuqi në sfidën e parë gjysmëfinale të konferencës së Perëndimit ndaj Houston Rockets ndërkohë që surprizën e vërtetë e dhuroi skuadra më e titulluar e NBA, Boston Celtics që triumfoi lehtësisht brenda në Winconsin ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 90-112. Në Fiserv Ferum në Milwaukee skuadra Mike Budenholzer u dorëzua pa kushte ndaj Celtics që të udhëhequr nga ylli i tyre Kyrie Irving zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer dhe tashmë kryesojnë 1-0 serinë. 26 pikë 11 asiste dhe 7 rebound koleksionoi në total Irving duke rezultuar basketbollisti më i mirë mbi parket. Vetëm në pjesën e parë rezistuan Bucks, ndërsa perioda e tretë ishte edhe fraksioni i lojës në të cilin Bostoni bëri diferencën pasi realizoi plot 15 pikë më shumë. Paraqitje poshtë pritshmërive ajo e yllit të Bucks, grekut Giannis Antetokounmpo i cili realizoi vetëm 22 pikë.

Në sfidën tjetër dhe atë më spektakolare të mbrëmjes, Golden State mposhti 104-100 në Oracle Arena, Houston Rockets duke marrë kreysimin e serisë 1-0. Nga një krah ishte Kevin Durant ndërsa në anën tjetër James Harden, që me nga 35 pikë secili dhanë më të mirën nga repertori i tyre për të ndihmuar skuadrat respektive. Në fund fati i buzëqeshi yllit të Warriors i cili veç 35 pikëve shtoi edhe 3 asiste e 5 rebound në 43 minuta e 23 sekonda lojë. Statistika më të mira ato të Harden pasi mjekëroshi i Rockets e mbylli ndeshjen me 35 pikë, 6 asiste e 4 rikuperime në vetëm 38 minuta e 40 sekonda, por gjithsesi ishin të pamjaftueshme për t’i dhënë fitoren skuadrës teksane. Edhe ndeshja e dytë e kësaj përballjeje do të zhvillohet në Oakland aty ku Golden State do të kërkojë një tjetër fitore.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency