Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Warriors “izolojnë” Harden dhe mposhtin Houstonin në shtëpi

Kampionët në fuqi të Golden State Warriors thyen serinë prej 9 fitoresh radhazi të Houston Rockets, pasi arritën të triumfojnë përballë tyre në transfertë, me rezultatin e ngushtë 104-106.

Në “Toyota Center” të Houstonit, ishin Warriors ata që e nisën sfidën në mënyrë perfekte dhe arritën të krijojnë 10 pikë diferencë në fraksionin e parë. Më pas loja ishte e balancuar, ndërsa pavarësisht përpjekjes së vendasve, rezultati final u buzëqeshi kampionëve në fuqi.

Një nga faktorët që ndihmoi në triumfin e Warriors, ishte edhe izolimi që i kishin bërë yllit të Rockets, Jasmes Harden, i cili këtë herë nuk shkoi më shumë se 29 pikë, 10 asiste dhe 3 rikuperime, ndërsa më i miri i takimit ishte Thompson me 30 pikë, 2 asiste dhe 6 rikuperime.

Oklahoma City Thunder vijon me serinë e rezultateve pozitive, teksa arriti të triumfojë me rezultatin 108-96 përballë Brooklyn Nets, në sfidën e mbrëmjes së djeshme. Takimi nisi mjaft mirë për miqtë, që arritën të kthejnë në favor të tyre dy fraksionet e para të sfidës, por më pas loja foli tërësisht në favor të Oklahomës.

Të udhëhequr nga Westbrook, që regjistroi 31 pikë, 11 asiste dhe 12 rikuperime, vendasit arritën të përmbysin rezultatin dhe t’i gëzohen një tjetër fitoreje, që i konsolidon në zonën Play Off.

Fitore me rezultat të thellë mori edhe Atlanta Hawks, që mposhti Memphis Grizzlies me shifrat 132-111, në një takim që pati pak histori. Kjo pasi vendasit e nisën mjaft mirë takimin dhe dominuan në të 4 fraksionet, duke u dhënë shumë pak shanse reagimi sportistëve të Memphis, që vinin pas 3 fitoresh radhazi.

Detroit Pistons pësuan humbjen e dytë radhazi, teksa u shfaqën një zhgënjim i vërtetë në transfertën ndaj Miami Heat. Këta të fundit arritën të triumfojnë me shifrat 108-74, duke kthyer në favorin e tyre 3 nga 4 fraksionet e lojës.

Momenti më vendimtar i takimit ishte fraksioni i tretë, ku Pistons pësuan një “Black-out” total dhe arritën të shënojnë vetëm 8 pikë, kundrejt 33 të tillëve të shënuar nga kundërshtari.

Në sfidat e tjera, Washington Wizards triumfoi me rezultatin 100-90 ndaj Orlando Magic, ndërsa Phoenix Suns u dorëzuan në shtëpi përballë Utah Jazz, me këta të fundit që u imponuan me rezultatin 97-114.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...