Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Warriors merr leksion nga Clippers, Antetokounmpo fiton duelin me dyshen Harden-Westbrook

Ishin vetëm 3 sfidat në mbrëmjen e NBA, ku spikat fitorja e thellë e Los Angeles Clippers në Oracle Arena ndaj Golden State Ëarriors. Largimi i Kevin Durant dhe mungesa për arsye dëmtimi e Klay Thompson po ndihen shumë te skuadra nga Oakland pasi Golden State u mposht në shtëpi me shifrat 122-141. 19 pikë diferencë nqë favor të Clippers në një sfidë ku pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Steph Curry me 23 pikë, ishin vërtetë shumë. Për fitoren e 2-të të Clippers në këtë sezon mendoi dyshja Lou Williams-Kawhi Leonard me të parin që realizoi 22 pikë ndërsa ylli i ri i kalifornianëve shtoi 21 pikë 5 rebound dhe 9 asiste. Rusell Westbrook dhe James Harden nuk ndalin dot klasin e Giannis Antetokounmpo. Greku i talentuar ishte heroi i padiskutueshëm në fitoren e Milëaukee Bucks brenda në Toyota Center ndaj Houston Rockets me rezultatin 111-117. Një triple-double fantastike ajo e Antetokounmpo që koleksionoi në total 30 pikë 13 rebound dhe 11 asiste. Kjo ishte humbja e parë për Rockets dhe fitorja e parë për Bucks. Vetëm 43 pikë në total nga dyshja e ëndrrave, Ëestbrook-Harden që nuk e bënë siç duhet detyrën e tyre në këtë sfidë. Një fitore të shkëlqyer mori edhe Atalanta Hawks që triumfoi brenda në Michigan ndaj Detroit Pistons me shifrat e thella 100-117 për meritë të talentit të madh të Haëks me 21-vjeçarin që koleksionoi në total 38 pikë 7 rikuperime poshtë tabelës dhe 9 asiste.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...