Basketboll

NBA/ Warriors nuk gabojnë dy herë, Houston Rockets “fluturon” me Harden

Pas dy humbjeve radhazi, kanadezët e Toronto Raptors u rikthyet te suksesi, pasi triumfuan me rezultatin 104-127 në transfertën ndaj New Orleans Pelicans. Skuadra vendase bëri një fraksion të parë të mirë, duke fituar me dy pikë diferencë ndaj Torontos, por në 3 pjesët e tjera, kanadezët bindën plotësisht, duke arritur një fitore tërësisht të merituar. Kawhi Anthony Leonard ishte protagonist për skaudrën kanadeze, pasi arriti të shënojë 31 pikë, dy asiste dhe një top në tabelë.

Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors nuk gabojnë dy herë radhazi në shtëpi, sepse pas humbjes befasuese ndaj Boston Celtics 3 ditë më parë, rikthehen menjëherë të suksesi. Këtë herë Warriors mposhtën me rezultatin e thellë 122-105 skuadrën e Denver Nuggets, që renditet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, në një sfidë të cilën e zgjidhën që në gjysmën e parë, ku siguruan një distancë të konsiderueshme. Klay Thompson ishte magjik për Golden State, duke regjistruar plot 39 pikë, 4 asiste dhe 3 rikuperime, ndërsa një ndeshje të mirë bëri edhe Kevin Durant me 26 pikë, 6 asiste dhe 4 rikuperime.

Miami Heat regjistroi fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti me rezultatin 126-110 Cleveland Cavaliers, duke u ngjitur në vendin e 8 në Konferencën e Lindjes, pozicion që i siguron një vend në Play Off. Dy basketbollistët e Cleveland, Sexton dhe Clarkson ishin më të mirët e takimit, por vlen të theksohet se Cavs rezistoi vetëm në gjysmën e parë të ndeshjes, ndërsa më pas nxori në pah dobësitë që e kanë shoqëruar gjatë gjithë sezonit.

James Harden vijon të shfaqet si protagonist për Houston Rockets, pasi këta të fundit mposhtën me rezultatin 107-91 Philadelphia 76ers, duke regjistruar fitoren e 7 radhazi. Ylli amerikan i Rockets u shpall më i miri i ndeshjes, pasi realizoi 31 pikë, dha 7 asiste dhe rikuperoi 10 topa, në një sfidë që vendasit e zgjidhën që në fraksionin e parë, të cilin e fituan me 16 pikë diferencë.

Detroit Pistons morën një fitore spektakolare me rezultatin 104-112 në transfertën ndaj Chicago Bulls, që është njëkohësisht edhe suksesi i katërt radhazi për miqtë. Në “United Center” të Chicagos, vendasit e nisën sfidën në mënyrë perfekte dhe kur kishte mbaruar gjysma e parë e takimit, kishin siguruar një avantazh prej 17 pikësh. Megjithatë Pistons reaguan në mënyrë perfekte në dy fraksionet e fundit dhe realizuan përmbysjen e madhe, të udhëhequr nga Griffins, i cili regjistroi 27 pikë, 3 asiste dhe 3 rikuperime.

Në sfidat e tjera, Charlotte Hornets fitoi me vetëm një pikë diferencë ndaj Washington Wizards, Memphis Grizzlies bëri detyrën në shtëpi përballë Utah Jazz dhe Los Angeles Clippers triumfoi ndaj Oklahoma City Thunder.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency