Basketboll

NBA/ Warriors nuk ndalen, Denver mposhtet sërish

Golden State Warriors regjistroi triumfin e radhës në transfertën e “Talking Stick Resort Arena”, përballë vendasve të Phoenix Suns, në një sfidë që vendoste përballë dy ekstremet e tabelës së renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Gjithsesi, pavarësisht diferencave ekstreme në renditje, Suns bënë një ndeshje për t’u vlerësuar pasi arritën të fitojnë fraksionin e parë dhe të tretë, ndërsa takimin e humbën vetëm në pjesën e fundit të sfidës, duke pranuar rezultatin final 107-117.

Oubre i Phoenix ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi regjistroi 25 pikë, 4 asiste dhe 12 rikuperime, por që gjithsesi këto shifra nuk e ndihmuan skuadrën të shmangë humbjen përballë kampionëve në fuqi, që ishte njëkohësisht edhe disfata e 13 radhazi për Suns.

Denver Nuggets pësoi humbjen e tretë radhazi, duke u zhytur në një krizë rezultatesh këtë javë, pasi u mposht me rezultatin 117-110 në transfertën përballë Philadelphia 76ers.

Në “Wells Fargo Center” të Philadeplhias u zhvillua një sfidë mjaft emocionuese, fati i të cilës u vendos vetëm në gjysmën e dytë të saj, ku J.J Redick u tregua vërtetë i papërmbajtshëm.

Basketbollisti i 76ers u shpall edhe më i miri i takimit, pasi regjistroi plot 34 pikë, 3 asiste dhe 3 rikuperime, duke lënë në hije serbin e Denverit, Jokiç, që me 27 pikë, 10 asiste dhe 10 rikuperime, nuk arriti të ndihmojë Nuggets të shmangnin humbjen.

Washington Wizards lanë pas serinë prej 3 humbjesh radhazi, pasi në “Capital One Arena” mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultatin 119-106. Vendasit morën kontrollin e ndeshjes që në fraksionin e parë, të cilin e fituan me 14 pikë diferencë, ndërsa më pas menaxhuan mirë lojën, për të mos lejuar kundërshtarin të ringrihet.

Portis ishte më i miri i takimit, me 30 pikë, 2 asiste dhe 6 rikuperime, ndërsa për Cleveland, që pësoi humbjen e tretë radhazi, zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë Sexton me 27 pikë, 4 asiste dhe 3 rikuperime.

Në sfidat e tjera, Detroit Pistons mposhtën New York Knicks me rezultatin 120-103, Chicago Bulls triumfuan me rezultatin 125-106 në transfertën përballë Brooklyn Nets dhe Milwaukee Bucks fituan me rezultatin 107-122 përballë Dallas Mavericks.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency