Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Warriors të pafuqishëm pa 3 yjet, LeBron udhëheq Clevelandin

Tjetër mbrëmje e keqe për Golden State Warriors. Kampionët në fuqi të NBA pa tre yjet e tyre Kevin Durant, Stephen Curry dhe Klay Thompson janë krejtësisht një tjetër skuadër, me pak ide mbi parket dhe shumë e shëmtuar për t’u parë. Në AT@T Center të Texasit, San Antonio triumfoi lehtësisht përballë Warriors me rezultatin 89-75. Mbrojtja ishte pika më e fortë e skuadrës teksane në këtë ndeshje me Spurs-at që bënë ligjin poshtë tabelës, duke koleksionuar suksesin e 4-t radhazi, fitore kjo që përmirëson pozitat e tyre në klasifikimin e Konferencës së Perëndimit me San Antonio që hodhi një tjetër hap të sigurtë drejt kualifikimit në play-off. Rezervat e Golden State nuk arritën të bënin asgjë përballë klasit të LaMarcus Aldridge i cili me 33 pikët e tij udhëhoqi, Spursat drejt fitores ndërkohë që Golden State pësoi humbjen e 18-të sezonale duke pakësuar akoma më shumë shanset për të kapur vendin e parë në Perëndim në fund të sezonit të rregullt. Spektakël në American Airlines Arena të Miamit aty ku u desh të luheshin dy kohë shtesë që vendasit e Eric Spoelstras të mposhtnin Denver Nuggets me rezultatin 149-141. 34 pikët e talentit serb Nikola Jokic nuk i mjaftuan skuadrës nga Colorado që pësoi një humbje të rëndë përsa i përket objektivave pasi tashmë kualifikimi në play-off komplikohet shumë për Denverin.Johnson me 31 pikë dhe kanadezi Olynyik me 30 pikë ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Miamin. Fitorja e dytë radhazi për Cleveland Cavaliers që po nis të funksionojë në momentin e duhur. Në Quicken Loans Arena, vendasit kaluan Milëaukee Bucks me rezultatin 124-117 për meritë të padiskutueshme të mbretit James. LeBron ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm pasi në këtë sfidë arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës. 40 pikë, 10 asiste dhe 12 rebound të mbretit bënë të pavlefshme edhe paraqitjen e shkëlqyer të grekut Giannis Antetokounmpo autori i 37 pikëve, ndërsa shtoi edhe 5 asiste e 11 rebound. Dështon për të tretën herë radhazi Los Angeles Lakers. Në Indianapolis triumfuan vendasit e Indiana Pacers me rezultatin 110-100, në një sfidë ku për Lakers shkëlqyen Kuzma me 27 pikë dhe Brook Lopez me 23, megjithatë diferencën e bëri loja më e mirë në grup e Indianës që u rikthye te fitorja pas 2 humbjeve rresht.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...