Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Warriors të pandalshëm i japin një tjetër “shuplakë” Clevelandit

Rreth 12 orë mbi parket pa pushim. NBA me magjinë që dhuron  basketbolli amerikan ka kujtuar 50-vjetorin e një nga momenteve më të trishta të historisë së Shteteve të Bashkuara, ditën e vrasjes së Martin Luther King-ut, liderit të afroamerikanëve. Një ditë e shënuar për një ndeshje të veçantë. Prozhektorët e NBA, ndriçuan më tepër në Quicken Loans Arena aty ku u vendosën përballlë njëra tjetrës dy skuadrat që kanë disktuar mes tyre titullin kampion në tre sezonet e fundit. Sërish buzëqeshi Golden State Warriors me kampionët në fuqi që regjistruan fitoren e 2-të sezonale ndaj Cleveland-it pasi triumfuan me shifrat 118-108. Në krizë Cavaliers të cilët pësuan humbjen e 4-t radhazi. 32 pikët e mbretit James ishin të pamjaftueshme për vendasit, sepse në krahun tjetër Kevin Durant me 32 pikët e tij dhe Stephen Curruy me 23 të tjera morën për dore Warriors drejt suksesit të rradhës. Një humbje shokuese pësoi San Antonio Spurs që u mposht në Georgia nga Atalanta Hawks me rezultatin 102-99 për meritë edhe të gjermanit Denis Schroder që realizoi 26 pikë për miqtë. Tjetër disfatë për Houston Rockets që pa James Harden e ka thuajse të pamundur të bëjë rezultat. Në Staples Center festa ishte e gjitha për Los Angeles Clippers që mposhti skuadrën teksane me rezultatin 113-102.Dyshja e kalifornianëve Lou Williams-Blake Griffin ishte thjeshtë fantastike pasi të dy lojtarët sëbashku shënuan në total 60 pikë. Nuk hasi vështirësi as Oklahoma City Thunder që në shtëpi kaloi pa probleme Sacramento Kings me rezultatin 95-88, falë edhe lojës së mirë të yllit të ekipit Rusell Westbrook autori 19 pikëve ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me 9 asist e 16 rebound. Pas 4 fitoreve radhazi u rikthye me këmbë në tokë Los Angeles Lakers që u mposht në Tenessee nga vendasit e Memphis Grizliess me rezultatin 123-114.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...