Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Warriors fitimtarë me Durant–Curry, Westbrook “mostruoz”, 43 pikë për Thunder

Golden State Warriors vuajti jo pak, por në fund fitoi 109 – 114 në parketin e Atlanta Hawks, duke siguruar suksesin e pestë radhazi dhe të 49-in në sezonin e rregullt të NBA. Kevin Durant dhe Stephen Curry shënuan nga 28 pikë secili, por duhet theksuar se ky i fundit u detyrua të dilte nga loja në periodën e tretë për shkak të një problemi të lehtë në kavilje. Bazemore i Hawks bëri gjithçka për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij, duke shënuar 29 pikë, por në fund festuan kampionët në fuqi të NBA.

Nuk ndalet as Toronto Raptors, që iu imponua 95 – 102 Washington Wizards për të marrë fitoren e 10-të në 11 takimet e fundit të zhvilluara jashtë. DeRozan, spikati si gjithmonë me 23 pikë, por vendimtare ishin 50 pikët e shënuara nga lojtarët e stolit, ku spikati CJ Miles me 20 pikë. Kanadezët kryesojnë në Lindje, të ndjekur nga Boston Celtics, që ka dy humbje më shumë.

Tjetër paraqitje mostruoze e Russell Westbrook, që shënoi plot 43 pikë, dha 8 asiste dhe kontrolloi 14 topa poshtë koshit në suksesin 116 – 124 të Oklahomas në parketin e Phoenix Suns. “Ylli” i Thunder fitoi duelin me Booker, që gjithashtu pati shifra të frikshme: 39 pikë, 8 asiste dhe 6 rikuperime.

Utah Jazz po bën përpjekjet e fundit për t’u renditur në zonën play off në fund të sezonit të rregullt, duke fituar 116 – 108 ndaj Minnesota Timberwolves.

Ndërkohë Los Angeles Clippers dominoi 128-105 ndaj New York Knicks në “Staples Center”, një rezultat ky pa shumë vlerë pasi të dyja skuadrat mbeten jashtë zonës play off në konferencat respektive. Milwaukee Bucks u mund nga Indiana Pacers 96-103, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Middleton, por edhe të Antetokounmpo, që realizuan respektivisht 30 dhe 24 pikë.

Në takimet e tjera Memphis Grizzlies-Denver Nuggets përfundoi 102-108, Orlando Magic-Detroit Pistons 115-106, Philadelphia 76ers – Charlotte Hornets 110 – 99 dhe Chicago Bulls-Dallas Mavericks 108-100.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...