Vazhdon kriza e San Antonio Spurs në NBA. Skuadra teksane pësoi humbjen e 8-të në 10 sfidat e fundit pasi nuk bëri dot ballë “furisë” me emrin Oklahoma City Thunder. Në Chesapeake Energy Arena skena ishte e gjitha për Rusell Westbrook i cili arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës duke udhëhequr City Thunder drejt një suksesi të rëndësishëm me rezultatin 104-94. 21 pikë 10 asiste dhe 12 rikuperime poshtë tabelës, koleksionoi Rusell Westbrook në këtë ndeshje me Oklahomën që u ngjit në vendin e 5-të të Konferencës së Perëndimit, ndërkohë që San Antonio tashmë e sheh veten e 7-ta dhe rrezikon seriozisht kualifikimin në play-off në fund të sezonit të rregullt. Moment pozitiv edhe për Los Angeles Clippers. Skuadra kaliforniane kaloi në shtëpi Orlando Magic me rezultatin 113-105. Më i miri mbi parket për Clippers ishte i përhershmi Lou Williams, autori i 25 pikëve, ndërsa një paraqitje të mirë bëri edhe Harris i cili koleksionoi 21 pikë 2 asiste dhe 9 rebound. Tjetër fitore për Dallas Mavericks e dyta radhazi, por skuadra teksane është kujtuar shumë vonë për të bërë diçka në këtë sezon sepse tashmë nuk ka asnjë shans për të kapur play-offin. Dallas mposhti lehtësisht në American Airlines Center skuadrën më të dobët në Perëndim, Memphis Griezzlies me rezultatin e thellë 114-80. Barnes me 25 pikë por edhe Barea e McDermot me nga pika ishin tre basketbollistët që udhëhoqën Dallasin drejt suksesit. Buzëqesh edhe Miami Heat. Formacioni i Eric Spoelstras mposhti lehtësisht 129-102 Washington Wizards, për meritë të forcës së grupit pasi plot 8 basketbollistë të Heat-save arritën një koutë pikësh me dy shifra në këtë ndeshje.
Lajme të tjera
Futboll
Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...
Futboll
Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...
La Liga
Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....
Kosovë
Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...