Basketboll

NBA, Westbrook mposht Lakers-at, fitojnë Bucks e Blazzers

Russell Westbrook fiton pothuajse i vetëm duelin me Anthony Davis dhe LeBron James. Për t’i shkaktuar humbjen e 12-të sezonale Los Angeles Lakers mendoi Houston Rockets që fitoi brenda në Staples Center me rezultatin 121-111. Me James Harden totalisht në hije që e mbylli sfidën me 14 pikë 7 rebound e 7 asiste, diferencën në këtë sfidë e bëri Russell Westbrook. Ish-lojtari i City Thunder koleksionoi në total 41 pikë, 8 rikuperime poshtë tabelës dhe 5 asiste. Në krahun tjetër Anthony Davis regjistroi 32 pikë 13 rebound dhe 3 asiste ndërkohë që mbreti James iu afrua një tjetër triple-double në karrierë teksa e mbylli ndeshjen me 18 pikë 9 rebound dhe 15 asiste. Për Houston Rockets kjo ishte fitorja e 33-të në 51 takime. Vazhdon të fitojë ndërkohë Milwaukee Bucks që nuk ka rivalë në konferencën e Lindjes teksa kryeson bindshëm. Këtë herë skuadra nga Wisconsin mposhti me rezultatin 112-101 Philadelphia 76ers.

Giannis Antetokounmpo ishte thjeshtë fenomenal në këtë sfidë teksa koleksionoi në total 36 pikë 20 rebound dhe 6 asiste. Për Philadelphia 76ers kjo ishte humbja e 4-t rresht me skuadrën nga Pennsylvania që është zhytur në një minikrizë por për momentin nuk rrezikon prezencën e saj në play-off. U rikthye menjëherë te suksesi Portland Trail Blazzers që mori fitoren e 5-të në 6 ndeshjet e fundit pasi kaloi falë një periode të 4-t fantastike, me shifrat 125-117 San Antonio Spurs. Damian Lillard me 26 pikë, ishte lojtari më i mirë mbi parket për Portland që me këtë sukses u ngjit në vendin e 9-të në Perëndim me 24 fitore dhe 28 humbje, duke rritur shanset për një vend në play-off.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency