Parashikohej një debutim më i mirë për Carmelo Anthony me Oklahoman. Por pavarsisht 19 pikëve të realizuara nga Melo në dy periodat e para, City Thunder u mposhtën në ndeshjet parasezonale të Nba nga Houston Rockets me shifrat 104-97. Pa Rusell Westbrook i cili mungonte përvec Anthony-it, te Oklahoma spikati edhe blerja tjetër e kësaj vere, Paul George autori i 15 pikëve.
Te Rockets më të mirët mbi parket ishin James Harden dhe Chris Paul. Pritej një përgjigje nga Los Angeles Clippers dhe përgjigjja erdhi në sfidën ndaj Toronto Raptors të cilën kalifornianët e fituan me rezultatin 98-94, për merië të dyshes Blake Griffin-DeAndre Jordan të cilët realizuan resektivisht 17 dhe 15 pikë. Në ndeshjet e tjera parasezonale të Nba, Brooklyn Nets fitoi derbin ndaj New York Knicks me shifrat 115-107, Chicago Bulls kaloi New Orleans Pelicans me shifrat 113-109, ndërsa Phoenix Suns mposhti me rezultatin e ngushtë 114-112, Portland Trail Blazzers.
