Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndahet nga jeta ish-kampioni i botës, Maradona i bën homazh

“Erdhe dhe më takove në Dubai bashkë me djalin tënd, që më tha se çfarë po të ndodhte. Ende nuk arrij ta besoj, sepse ke qenë një dem. Do të na mungosh shumë, Tata.”

Këto janë fjalët e ndjera të Diego Armando Maradonës, të postuara në Instagram, për ndarjen nga jeta të Jose Luis Brown, i njohur shkurt me emrin “Tata”. Flamuri i Estudiantes, kampion bote me Argjentinën në vitin 1986, u largua para kohe nga kjo botë pas një lufte të gjatë me sëmundjen e Alzheimerit.

“Nuk e di se sa më mungon. Ata që të kanë njohur dhe kanë patur miqësi me ty nuk do të të harrojnë kurrë. Ke shënuar në një finale Botëri, ke luajtur me një krah të thyer dhe e dije sa peshon Kupa e Botës. U prehsh në paqe!”.

Maradona, “yll” i asaj skuadre që fitoi Botërorin në Meksikë, duke mundur Gjermaninë Perëndimore, ka kujtuar momentin kulmor të karrierës së “Tatas”, i cili të vetmin gol në 26 ndeshje me Argjentinën e realizoi pikërisht në atë finale të madhe.

Jose Luis Brown e mbylli karrierën si futbollist në vitin 1989 te Racing. Nisi punën si trajner, por pa mundur të arrinte rezultate të mëdha.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...