Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ndahet nga jeta ish-portieri i shquar i Tiranës, pjesë e skuadrës legjendare të bardhebluve

Mbrëmjen e së mërkurës është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, Ilir Elini, portieri i njohur kampion i 17 Nëntorit të Tiranës, skuadrës legjendare të viteve 60-70. Një karrierë e nisur me të rinjtë e këtij klubi, ku edhe evidentohet si një ndër talentet dhe me të ardhme në mbrojtjen e portës së ngjyrave bardheblu.

Pastaj, shërbimi ushtarak i detyruar, kur në moshën 18-vjeçare u largua për në Peshkopi, për të luajtur atje, duke u aktivizuar me skuadrën e Korabit, madje edhe me përfaqësuesen e këtij rrethi në veprimtaritë kombëtare të kohës. Rikthehet në klub, duke zëvendësuar Bujar Tafajn, që edhe ky do të largohet për një periudhë disavjeçare për të kryer shërbimin ushtarak.

Titullar i padiskutueshëm në ndeshjet e mëdha të asaj periudhe, duke u shpallur kampion me 17 Nëntorin, në të parin titull, atë historik, të sezonit 1964-65. Si përfaqësues i brezave të portierëve të shquar të këtij klubi në ato vite, nga Metani, Bathorja, Tafaj, Ilir Elini me karakteristikat dhe cilësitë që i nevojitet një portieri, ka patur fatin ta shkruajë emrin në atë ekip të famshëm, në krah me Frashërin, Halilin, Kasmin, Ali Memën, Osman Memën, Nuri Bylykun, Skënder Hykën, Ben Bukovikun, Bahri Ishkën, Niko Xhaçkën, Luigj Bytyçin, në skuadrën mitike të drejtuar nga Myslym Alla dhe Enver Shehu.

Lexo edhe: 

Karriera e Ilir Elinit, do të vijonte te skuadra e Kombinatit të Tekstileve, duke e mbyllur aty edhe aktivitetin e tij sportiv. Një familjar i përkryer, si një portier i shquar, tejet korrekt, i repektuar dhe i dashur nga lojtarë, tifozëri, miq, shokë, kështu do të kujtohet Ilir Elini, portieri i paharruar i 17 Nëntorit të viteve 60-70, foramacionit që ndryshoi historinë e futbollit shqiptar.

Ja çfarë më deklaruan sot bashkëkohësit e tij:

Bujar Tafaj: Djalë i shkëlqyer, portier i mirë, pozicional. Më zëvendësoi mua kur ika ushtar.

Luigj Bytyçi: Në momentet më të mira të ngritjes së 17 Nëntorit lart, Ilir Elini ka qenë me ne!

Niko Xhaçka: Ka qenë djalë shumë shumë mirë! Ka qenë kampion me të rinjtë dhe me ne në sezonin 1964-1965.

Ben Çela: E kam dashur dhe respektuar shumë!

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...