Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ndahet nga jeta ish-portieri që ka fituar më shumë trofe me Atleticon

Atletico e Madridit humb nga “yjet” e së shkuarës. Bëhet fjalë për José Pachecon, ish-portier i bardhekuqve, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, në Santander (vendlindja e tij), teksa po ndiqte ndeshjen mes Portugalisë dhe Spanjës. Ish-portieri i Atléticos do të hyjë në histori si “gardiani” që skaliti titullin më të rëndësishëm në historinë e klubit, Kupën Ndërkontinentale (edhe pse titullar i zakonshëm ishte Reina), e fituar në viti 1975 përballë Indipendientes.

Nuk ishte i vetmi trofe i madh i ngritur nga Pacheco, që gjithashu fito tri La Liga dhe dy Kupa gjatë 11 viteve që mbrojti portën e Atléticos.

Në fakt, këto trofe e bëjnë portierin me më shumë tituj në historinë e klubit, pavarësisht se nuk ishte titullar i rregullt i rregullt për shkak të pranisë së Rodrit dhe Reinas. Ai la mbresa me përkushtimin e tij tek Atletico përpara se ta vazhdonte karrierën e tij te Racing Santander, Logrones dhe Getafe.

Pasi vari dorezat e portierit, qëndroi për të jetuar në Logroño, ku punoi për dy dekada si komentues i ndeshjeve të skuadrës ku kishte luajtur. Pavarësisht gjithçkaje, Pacheco do të hyjë në histori si portieri titullar në finalen e famshme Interkontinentale.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...