Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ndahet nga jeta kreu i FFK-së, Fadil Vokrri

Futbolli në Kosovë është tronditur nga një lajm i papritur mëngjesin e sotëm. Kreu i Federatës së Futbollit në Kosovë dhe ish futbollisti i njohur, Fadil Vokkri u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ndërsa paraprakisht raportohet se ka qenë një infarkti në zemër, që i ka marrë jetën Fadil Vokrrit.

Ky i fundit mësohet se paraditen e sotme ka qenë në ambientet e një qendre fitnesi, ku edhe ka pësuar infarktin në zemër, ndërsa as ndërhyrja e shpejtë e mjekëve dhe transporti për në spital, nuk e kanë mbajtur në jetë.

I lindur në Podujevë, më 23 Qershor të 1960-ës, Vokrri pati një karrierë të shkëlqyer si futbollist, teksa mbrojti ngjyrat e Prishtinës,. Partizanit të Beogradit, Fenerbahces, etj.

Prej 10 vitesh, Fadil Vokrri drejtonte Federatën e Futbollit në Kosovë, ku ka lobuar jashtëzakonisht shumë, që kjo e fundit të njihej nga UEFA dhe FIFA. Ceremonia e Varrimit të Fadil Vokrrit do të mbahet nesër në orën 17:00, në qytetin e Prishtinës, ndërsa zv/kryeministri Behgjet Pacolli ka autorizuar që me organizimin të merret Protokolli Shtetëror, për të nderuar figurën e legjendës së futbollit të Kosovës.

Kush ishte Fadil Vokrri, shqiptari i vetëm që u duartrokit nga serbët

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...