Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ndahet nga jeta legjenda e Athletic Bilbaos, ishte 75 vjeç

Ish-sulmuesi i Athletic Bilbaos, Jose’ Francisco “Txetxu” Rojo Arroita, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Këtë e raporton shtypi spanjoll. Për 17 vjet ai veshi fanellën e klubit bask me të cilin luajti 514 ndeshje zyrtare nga viti 1965 deri në vitin 1982, duke shënuar 68 gola. Ai është lojtari i dytë me më shumë ndeshje të luajtura, pas vetëm Iribarit (614).

Më 26 mars 1969 ai bëri debutimin e tij me kombëtaren spanjolle, duke dalë në fushë në Valencia në ndeshjen e fituar 1-0 kundër Zvicrës. Ai numëron 18 paraqitje dhe tre gola me “La Rojan”. Fitoi dy Kupa të Spanjës në 1968-69 dhe 1972-73. Ndeshjen e fundit për kombëtaren e ka luajtur më 15 nëntor 1978 në fitoren 1-0 kundër Rumanisë. E filloi karrierën si trajner në vitin 1986 dhe në 1989 drejtoi Athletic Bilbao për një sezon për t’u rikthyer në pankinën baske në vitin 2000.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...