Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndahet nga jeta legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema/ Duka: Humbëm një figurë me vlera të mëdha

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të spikatur të dinastisë kryeqytetase Mema, i cili ka shkruar emrin e tij me shkronjat të arta në historinë e futbollit shqiptar.

Mema, i cili ka luajtur në rolin e mesfushorit dhe mbrojtësit për Tiranën dhe Partizanin, është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e futbollit shqiptar, duke fituar kampionatin kombëtar shtatë herë, ndërsa është nderuar me tituj e dekorata nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe:

Osman Mema, i cili shquhej për shkathtësinë, shpejtësinë, rezistencën dhe punën, ishte pjesë e disnastisë Mema, familje e cila ndër vite ka nxjerrë futbollistë e trajnerë me cilësi si vëllezërit e tij Haxhiu dhe Aliu, si dhe nipërit e tij Sulejman dhe Ardian Mema.

Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka vlerësuar kontributin dhe rolin e Osman Memës në historinë e futbollit shqiptar, duke e cilësuar si një personalitet të madh.

“Futbolli shqiptar e në veçanti ai tiranas humbi sot një tjetër figurë legjendare. Është ndarë nga jeta Osman Mema, një nga figurat më të spikatura të dinastisë Mema, që i ka dhënë shumë futbollit e që ka fituar më shumë tituj.

I nderuar me titullin “Legjenda e Futbollit Shqiptar” nga Federata Shqiptare e Futbollit pesë vite më parë, me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe shtatë herë Kampion i Shqipërisë me fanellat e Tiranës dhe Partizanit, Mema zë një vend të rëndësishëm në hollin e famës së futbollit shqiptar, duke qenë një personalitet i padiskutueshëm në fushë dhe jashtë saj. Një qytetar model dhe me vlera të mëdha.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mema për këtë humbje të madhe. Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar do të mbetet i paharruar. U prehtë në paqe!”, – shkruan Presidenti Duka në reagimin e tij.

Homazhet në nderim të Osman Memës do të zhvillohen nesër, e martë, nga ora 11:00 e deri në orën 13:00 në hollin e stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....