Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Ndaj Brentford nuk ishim cinikë”, Pochettino “qan” mungesën e Brojës: Duhet kohë që të shërohet

The Athletic: Ky është momenti i Brojës!
The Athletic: Ky është momenti i Brojës!

Trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino ka analizuar humbjen 0-2 ndaj Brentford, ndërsa shprehu qartë zhgënjimin e tij.

Në prononcimin për mediet, tekniku i “bluve” të Londrës theksoi se analiza e kësaj humbjeje është e qartë.

Lexo edhe: 

“Humbja është e qartë në analizë. Pas pjesës së parë duhet të kishim shënuar, krijuam raste. Ne fajësojmë veten për humbjen, nuk ishim mjaftueshëm cinikë. Sigurisht, në pjesën e dytë loja ndryshoi, pësuam një gol për shkak të një gabimi dhe kjo nuk duhej të ndodhte”-tha ai.

Më tej, duke analizuar problemin që kanë lojtarët e tij te realizimi i golit, Pochettino “qau” mungesën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Brojës, për të cilin theksoi se duhet ende kohë që të rikthehet.

“Është e qartë se ne nuk kemi realizuar gola të mjaftueshëm për momentin. Nkunku ka treguar se mund të shënojë, por është i dëmtua dhe kjo gjë nuk na ndihmon. Na duhet po ashtu kohë që të shërohet Armando Broja. Jackson është i ri dhe për rrethana të ndryshme nuk ka ndikuar ende në rezultate. Dje humbëm Mudryk dhe Enzo në momentet e fundit, kemi shumë të lënduar.”-deklaroi Pochettino.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....