Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Ndaj Erzenit mjafton një gol, Teuta kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë

Teuta mposht në Niko Dovana me rezultatin 1-0 skuadrën e Erzenit dhe siguron biletën për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Me sfidën e parë që ishte mbyllur në barazim 1-1, heroi për durrsakët ishte Ildi Gruda.

Ishte pikërisht sulmuesi që falë golit të tij shtatë minuta para se të mbyllej koha e rregullt, i dhuroi kualifikimin “Djemve të Detit”. Në raundin pasardhës, të besuarit e trajnerit Edi Martini i pret përballja ndaj Kukësit teksa nëpërmjet Kupës së Shqipërisë, durrsakët pretendojnë të përmirësojnë një sezon të vështirë që po kalojnë në kampionat.

Sa i takon ndeshjeve të tjera çerekfinaliste, Kastrioti sfidon Tiranën, ndërsa Vllaznia përballet me Partizanin, sfidë e cila mund të konsiderohet si finale e parakohshme ndërkohë që Egnatia përballet me Laçin.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...