Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ndaj Fiorentinës ndeshja e fundit, Juventus mbyll marrëveshjen me sulmuesin

PARMA, ITALY - DECEMBER 19: Alvaro Morata of Juventus F.C. celebrates with Federico Bernardeschi and teammates after scoring their team's fourth goal during the Serie A match between Parma Calcio and Juventus at Stadio Ennio Tardini on December 19, 2020 in Parma, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Juventus mbyll sezonin këtë fundjavë në transfertë ndaj Fiorentinës. Një takim i cila nuk ka ndonjë rëndësi për bardhezinjtë të cilët kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, kjo sfidë do të prodhojë emocione të veçanta për Federico Bernadeschin i cili zyrtarisht do të veshë për herë të fundit fanellën bardhezi.

Kur i kishte mbetur edhe një vit kontratë, sulmuesi anësor dhe klubi kanë mbyllur marrëveshjen me konsensus, ndërsa pas Chiellinit dhe Dybalës, ky do të jetë largimi i tretë nga Zonja e Vjetër që në verë duket se do të nisë një revolucion për t’u rikthyer sërish kompetitiv në sezonin pasardhës.

Bernadeschi u transferua te Juventus në vitin 2017 nga Fiorentina (i jep fund aventurës bardhezi në ndeshjen kundër ish-ekipit të tij), por që në asnjë moment nuk ia doli të përmbushte pritshmëritë e drejtuesve të cilët në atë kohë shpenzuan 40 milionë euro. Mungesa e vazhdimësisë prej dëmtimeve të shpeshta, penalizuan sulmuesin që tashmë duhet të kërkojë një tjetër akomodim për sezonin pasardhës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...