Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Ndaj Interit ndeshja e fundit”, titullari i Man City ua thotë troç shokëve

Lojtarët e Manchester City po e presin me padurim finalen e madhe të Champions League kundër Interit. Trofeu me veshë i mungon kampionëve të Anglisë dhe e mbrëmja e së shtunës (10 qershor) cilësohet si e duhura për ta fituar më në fund.

Të gjithë presin suksesin ndaj zikaltërve italianë dhe kompletimin e tripletës pas triumfeve në Premier League dhe FA Cup.

Ndërkohë, për Bernardo Silvën, një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadrën e Guardiolës, kjo do të jetë ndeshja e fundit me Man City.

Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin anglez, lojtari portugez ka vendosur të largohet për nisur një aventurë të re.

Lexo edhe: 

Dhe trajneri Guardiola e drejtuesit nuk kanë ndërmend ta pengojnë. Pasi nuk duan të mbajnë në skuadër lojtarëve kundër vullnetit të tyre.

28-vjeçari nga Lisbona është pjesë e Man City prej verës së vitit 2017. Në sezonin e fundit ka regjistruar 7 gola dhe 8 asiste.

E ardhmja e tij është e ndarë mes Barcelonës dhe PSG-së. Kampionët e Francës janë disi më të avantazhuar, pasi nuk e kanë problem t’i plotësojnë kërkesat ekonomike të lojtarit dhe drejtuesve të Citizens.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...