Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Ndaj Polonisë do shihni formacionin që do luajë në Botëror”, Van Gaal: Lewandowski, sulmuesi më i mirë në botë

Trajneri i Holandës, Louis van Gaal ka vlerësuar Robert Lewandowskin para duelit që ekipi i tij do të luajë kundër Polonisë, në kuadër të Nations League.

Duke folur në konferencën për mediat, tekniku u shpreh se 34-vjeçari është sulmuesi më i mirë në botë.

“Mendoj se Robert Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë”,-tha holandezi.

Van Gaal, i cili doli para mediave së bashku me Frenkie de Jong, vlerësoi gjithashtu mesfushorin e Barçës, pasi lojtari mbaroi së foluri.

“Frenkie ia doli shumë mirë, apo jo? Ai duket shumë i relaksuar, me një buzëqeshje të këndshme. Fantastik. E admiroj”,-ka shpjeguar ai me shaka para gazetarëve.

Ish-trajneri i Barcelonës theksoi se ndaj Polonisë do të luajë formacioni që do të luajë në Botërorin Katar 2022.

“Mendoj se kundër Polonisë do të shihni të njëjtët lojtarë që do të shihni në Kupën e Botës”,-shpjegoi trajneri.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...