Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Ndaj Polonisë luhet kualifikimi, Federata dërgon huliganët në Katar

Situata në Grupin C të Kupës së Botës është mjaft e trazuar teksa kryeson Polonia me katër pikë dhe me nga tre pikë ndjek Argjentina me Arabinë Saudite, ndërsa në fund renditet Meksika. Sfidat e fundit në grup do të jenë përcaktuese, sidomos për Argjentinën dhe Poloninë që së bashku do të ndajnë kualifikimin, por edhe skuadrën që do të marrë vendin e parë.

Më të favorizuar janë polakët që kanë mundësinë e dy rezultateve për të siguruar kualifikimin ndërsa nga ana tjetër Messit me shokë i duhet trepikëshi për të mos mbetur të varur nga rezultati i ndeshjes Meksikë-Arabi Saudite.

Për këtë arsye, si një ndeshje tejet vendimtare, Federata Argjentinës po bën maksimumin që të ndihmojë skuadrën në fushë dhe së fundmi, drejtuesit e saj janë angazhuar që në Katar të udhëtojnë nga Argjentina edhe ata që konsiderohen huliganë, apo ultras të theksuar. Federata amerikano-latine, e cila shpesh i ka luftuar të tilla grupime të përbërë nga persona me precedentë penalë tashmë po bashkëpunon me ta me synimin që në stadium të krijohet një atmosferë e zjarrtë për t’i dhënë zemër në 90-minuta deçizive skuadrës në fushë.

Në fakt, disa prej ultrasve ishin edhe në ndeshjen me Meksikën ku Argjentina fitoi 2-0 dhe në tribuna ndjehej diferenca. Ndaj, për ndeshjen më të rëndësishme të Botërorit deri në këto momente për Argjentinën, Federata mbështet dhe i beson ultrasve për t’i dhënë një “dorë” Messit dhe tjerëve që synojnë lavdinë në Katar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...