Kupa e Italise

Ndaj Pordenones, Spalletti paralajmëron pushim për titullarët

Interi do të presë Pordenonen në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë, të martën në mbrëmje, në ‘San Siro’, që edhe këtë herë do të mbajë në shkallët e tij rreth 25 mijë tifozë, pavarësisht se kundërshtari është një ekip i Serisë C.

Luciano Spalletti ka paralajmëruar pushim për disa prej titullarëve, që kanë luajtur më shumë në këtë sezon, ndërsa për shumë futbollistë të tjerë, kjo do të jetë një mundësi e mirë për të treguar veten.

“Do të luajnë Padelli, Ranochia, Dalbert, Cancelo dhe Karamoh”, u shpreh Spalletti pas ndeshjes me Juventusin, ndërsa këtyre pritet t’u shtohet edhe Nagatomo dhe Eder, nga grupi i futbollistëve që kanë luajtur shumë pak në këtë fillim sezoni. Pjesa tjetër do të plotësohet me Skriniar, Vecino, Gagliardini dhe Brozoviç, ndërsa Joao Mario vijon të jetë jashtë për shkak të një problem në bajame, që I ka shkaktuar temperaturë.

Me mjaft interes në këtë takim pritet paraqitja e francezit Yann Karamoh, që ka luajtur vetëm 30 minuta në total dhe ka krijuar një afeksion të menjëhershëm me tifozërinë zikaltër, të cilët mezi presin ta shohin në fushë për një 90-minutësh të plotë.

Një tjetër futbollist që ka ardhur këtë verë, por që akoma nuk e ka treguar vlerën e tij te zikaltrit është mbrojtësi portugez Cancelo, që ka luajtur në disa takime, por gjithmonë si zëvendësues. Edhe për të nesër do të jetë një shans mjaft i mirë për të treguar se e meriton fanellën zikaltër dhe për të pretenduar një vend në formacion, për takimet e ardhshme të kampionatit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency