Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndaj Tiranës takim special për Martinin, arrin kuotën e 200 ndeshjeve si trajner

Edi Martini e nisi me fitore aventurën e tij të katërt në Durrës, duke u dhënë shpresë “djemve të detit” se do të bëjnë kthesën e shumëpritur për të shmangur minimalisht vendet e fundit të renditjes. Tekniku shkodran është i vetmi që ia ka dalë që të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm me Teutën e tani në Durrës shpresojnë që të rikthejë suksesin përsëri.

Ndeshja e radhës për ekipin bregdetar do të jetë me kampionët në fuqi të Tiranës ditën e premte, por për Martinin do të jetë një ndeshje speciale, pasi do të jetë ndeshja e tij e 200-të si trajner në nivelin profesionist.

Martini e ka nisur karrierën në sezonin 2008-2009 me Luftëtarin duke e drejtuar ekipin gjirokastrit në 32 ndeshje duke marrë 22 fitore. Në vitin 2010 mori drejtimin e Vllaznisë në janar deri në fundin e sezonit, ndërsa në sezoni pasues për herë të parë u emërua në stolin e Teutës. Në nëntor të 2012 u rikthye në Gjirokastër me aventurën që zgjati deri në mars të vitit 2013. Më pas shkodrani u kthyer në stolin e “Djemve të detit” në vitin 2019, për të fituar Kupën, Titullin dhe Superkupën. eksperienca e tij në krye të durrsakëve ka pasur dy shkëputje, por në Durrës duket se i besojnë gjithmonë Martinit kur kanë nevojë.

47-vjeçari do të kërkojë që ndaj Tiranës jo vetëm të marrë tre pikët që janë shumë të rëndësishme për të, por dhe për të festuar arritjen e 200 ndeshjeve si trajner.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...