Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndaj Vllaznisë testi i të vërtetës, Kukësi pret reagim nga mbrojtja

Në fazën e parë, fitorja e Kukësit 4-2 në Shkodër ndaj Vllaznisë ngjasoi deri diku si një provë force nga ana e verilindorëve, që i shkaktuan humbjen e parë në kampionat shkodranëve, duke treguar se jo më kot në fillim të sezonit u etiketuan si pretendent kryesorë.

Por kur kanë kaluar 9 javë nga ajo ndeshje, situata duket se ka ndryshuar kryekëput. Vllaznia e mori veten nga humbja, ndërsa Kukësi në takimet e fundit ka hyrë në krizë. Largoi trajnerin, largoi edhe disa lojtarë dhe mbi të gjitha jo vetëm që nuk fiton prej 5 takimesh, por në 3 sfidat e fundit mbrojtja dhe pësimi i golave është kthyer në problem serioz për ekipin e Hallaçit.

Ndaj kryesuesve bindshëm të Superiores deri në këto çaste, që kanë dhe sulmin më të mirë dhe një nga mbrojtjet më të mira të kampionatit, për mbrojtjen e Kukësit do të jetë ky 90-minutësh një provë më vete. 10 golat e pësuar në 3 takimet e fundit janë shqetësues për një ekip që ka objektiva të rëndësishëm, dhe mbi të gjitha tregojnë se diçka nuk shkon në repartin e prapavijës, që më tepër se pikon, po merr ujë nga të gjitha anët.

Ndaj Vllaznisë nevojitet një kthim radikal si në ndeshjen e fazës së parë, në të kundërt nëse mbrojtja, sidomos këtë herë nuk përgjigjet në apel ndaj sulmit më të mirë të kampionatit, rrezikohet dalja jashtë objektivit kryesor që në janar dhe një seri negative që do të ishte më e keqja në historinë e tyre në Superiore për verilindorët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...