Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Ndalet pas tetë fitoresh Struga, ngec në transfertë ndaj Makedonija GP

Pas tetë javësh vetëm fitore në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, MFL, Struga është ndalur për herë të parë në këtë sezon.

Skuadra e shqiptarëve u ndesh në transfertë ndaj Makedonija GP, ndeshje e vlefshme për raundin e nëntë, e cila u mbyll me barazimin 1-1.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 62’ do të vinte goli i parë, me Shabanin që i dha avantazhin Strugës.

Megjithatë vendasit ia dolën që të merrnin një pikë ndal rivalit më të vështirë të këtij sezoni, ndërsa realizuan golin e barazimit me Aleksovski-n në minutën e 86’.

Pas këtij takimi Struga vazhdon të kryesojë, ndërsa shkon në kuotën e 25 pikëve, teksa Makedonija GP renditet në vend të 7 me 9 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...