Angli

“Ndaloni para se dikush të vritet me thikë”, sulmuesi thirrje Federatës

Tashmë është kthyer në një traditë pushtimi i fushës së futbollit pas një titulli të fituar, apo edhe pasi fitohet një ndeshje ku objektivi përmbushet. Mirëpo, një turmë e cila futet në mes të futbollistëve rrezikon edhe të vendosë në rrezik jetën e këtyre të fundit teksa në futbollin britanik janë regjistruar disa raste kur lojtarët kanë pësuar dëmtime nga fansat e futur në fushë.

Konkretisht, të martën e kaluar Billy Sharp i Shefield United u sulmua nga tifozët pas ndeshjes me Nottingham Forest, ndërsa nuk i shpëtoi tifozëve edhe mbrojtësi i Swindon, Mandela Egbo. Pa harruar këtu trajnerin e Crystal Palace, Patrick Viera që tentoi t’i kundërpërgjigjej fizikisht një tifozë të Everton.

Ndaj, së fundmi është ish-sulmuesi i Watford dhe që aktualisht luan për Birmingham, Troy Deeney ai i cili i ka bërë thirrje Federatës t’i japë fund traditës së tifozëve që futen në fushë pasi rrezikon që ndonjë futbollist të vritet. “Nuk dua që steëard-ët e stadiumit të përleshen me tifozët, por duket sikur tashmë çdokush mund të futet në fushë.

Çfarë duhet të ndodhë që diçka e tillë të ndryshojë, duhet që një lojtar të reagojë ashpër apo që ndonjë futbollist të vritet me thikë? Sepse nëse një lojtar reagon atëherë me siguri do të dënohet dhe tifozët do të entuziazmohen edhe më shumë. Po çfarë ndodh nëse një futbollist goditet me thikë? Dhe, nëse ndodh ju lutem mos më thoni që duhej të ishin marrë masa më të mira”, u shpreh Deeney.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency