Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Shqipëria në Grupin 1 në Ligën C, bashkë me Izraelin dhe Skocinë, buzëqesh Kosova

Ndjesi të ndryshme nga shorti në Lozanë, aty ku Liga e Kombeve, turneu më i ri i organizuar nga UEFA nisi zyrtarisht rrugëtimin. Shorti rezervoi një grup mjaft të vështirë për Shqipërinë në Ligën C, ndërsa në anën tjetër buzëqesh Kosova në Ligën D.

Nga goglat e tërhequra nga duart e finalndezit Jari Litmanen, Shqipëria u pozicionua në Grupin 1, i vetmi me tre skuadra. Kundërshtarët e kuqezinjve janë Skocia, e cila vlerësohet edhe si koka e grupit në bazë të koeficientit të UEFA-s dhe Izraeli.

Kombëtarja do të luajë për herë të parë në ndeshje zyrtare me Skocinë, skuadër që pozicionohet në vendin e 37-të në renditjen botërore dhe që në historinë e saj ka marrë pjesë në tetë finale të Kupës së Botës dhe dy herë në Kampionatin Europian, por pa kaluar asnjëherë fazën e grupeve.

Shqipëria do të luajë gjithashtu edhe përballë Izraelit, duke rikthyer duelin e kualifikueseve të Botërorit 2018. Detaj mjaft intesant është fakti se izraelitët ishin kundërshtarë të Kombëtares edhe në simulimin kompjuterik të zhvilluar nga UEFA vetëm pak orë përpara shortit zyrtar.

Grupi vlerësohet tejet i vështirë për kuqezinjtë, megjithatë ekuilibri që ekziston ndërmjet skuadrave bën që gjithçka të jetë e hapur shanset të jenë të barabarta. Duke qenë se Grupi 1 në Ligën C është me tre skuadra, Shqipëria do të luajë edhe miqësore, ku emri i kundërshtarëve do të përcaktohet nga UEFA, në mënyrë që skuadra të jetë në fushë në datat kur luhet aktiviteti.

Short i favorshëm ishte ai i Kosovës, që u pozicionua në Grupin 3. Për shkak se koeficienti i UEFA-s në short përllogaritej bazuar në pesë vitet e fundit dhe Kosova ka nisur të luajë në arenën ndërkombëtare vetëm edicionin e kaluar, përfaqësuesja më e re në Europë e nisi turneun nga vazo e fundit.

Megjithatë, Malta dhe Ishujt Faroe, të cilat pozicionoheshin më lart janë kundërshtarë në dukje të kalueshëm, ndërsa pengesa më e vështirë duket Azerbajxhani, që cilësohet kokë grupi. Një short që i jep mundësi Kosovës të synojë një vend në “play off” për Europianin e vitit 2020, si edhe të ketë mundësi të ngjitet në Ligën C të turneut më të ri në kontinent.

 

Liga A

Grupi 1

Gjermania

Franca

Holanda

 

Grupi 2

Belgjika

Zvicra

Islanda

 

Grupi 3

Portugalia

Italia

Polonia

 

Grupi 4

Spanja

Anglia

Kroacia

 

Liga B

Grupi 1

Slovakia

Ukraina

Republika Çeke

Grupi 2

Rusia

Suedia

Turqia

 

Grupi 3

Austria

Bosnjë Hercegovina

Irlanda e Veriut

 

Grupi 4

Uells

Republika e Irlandës

Danimarka

 

Liga C

Grupi 1

Skocia

Shqipëria

Izraeli

 

Grupi 2

Hungaria

Greqia

Finlanda

Estonia

 

Grupi 3

Sllovenia

Norvegjia

Bullgaria

Qipro

 

Grupi 4

Rumania

Serbia

Mali i Zi

Lituania

 

Liga D

Grupi 1

Gjeorgjia

Letonia

Kazakistani

Andorra

 

Grupi 2

Bjellorusia

Luksemburgu

Moldavia

San Marino

 

Grupi 3

Azerbajxhani

Ishujt Faroe

Kosova

Malta

 

Grupi 4

Maqedonia

Armenia

Lihtenshtejni

Gjibraltar

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...