Euro 2020

Ndarja e vazove, projektohen grupe “ferri” në “Euro 2020”

19 skuadra tashmë janë të kualifikuara, e 20-ta do të mësohet sot, në mbrëmje (një mes Uellsit, Hungarisë dhe Sllovakisë), ndërsa katër të fundit në përfundim të fazës play off të Ligës së Kombeve (njëra prej tyre mund të jetë Kosova). Është përcaktuar në vija të përgjithshme edhe ndarja e skuadrave në vazot për shortin e finaleve të Euro 2020, por mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël në varësi të rezultateve të mbrëmjes.

Në vazon e parë janë të sigurta Italia, Belgjika, Anglia, Ukraina dhe Spanja, që i mbyllën kualifikueset si të parat në grupet respektive, ndërsa pritet të mësohet se cili do të jetë emri i fundit në këtë grup, Gjermania apo Holanda. Për të qenë e sigurt, Gjermanisë i duhet fitorja me Irlandën e Veriut, ndryshe vendin ia merr Franca.

Në vazon e dytë janë Franca (ose Gjermania) Zvicra, Kroacia, Kroacia, Polonia dhe me shumë mundësi Holanda dhe Austria.

Në vazon e tretë, Rusia, Portugalia, Turqia, Danimarka, Suedia dhe Republika Çeke.

Në vazon e katërt, një mes Hungarisë, Uellsit dhe Sllovakisë, Finlanda dhe katër përfaqësueset që vijnë nga Liga e Kombeve.

Pra, është e kuptueshme që kur të hidhet shorti, mund të kemi grupe “ferri”, si p.sh. Itali, Gjermani (ose Francë, apo Holandë) dhe Portugali të shortuara në të njëjtin grup.

 

Ndarja në Vazo:

Vazo 1: Italia, Belgjika, Anglia, Ukraina dhe Spanja, Gjermania (Franca).

Vazo 2: Franca (ose Gjermania) Zvicra, Kroacia, Kroacia, Polonia dhe me shumë mundësi Holanda dhe Austria.

Vazo 3: Rusia, Portugalia, Turqia, Danimarka, Suedia dhe Republika Çeke.

Vazo 4: Hungari (ose Uells apo Sllovaki), Finlanda dhe katër përfaqësueset që do të kualifikohen në play off-in e Ligës së Kombeve.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency