Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndarja nga jeta e Gigi Simonit, dedikimi prekës i Rey Manajt

Ndarja nga jeta e një figure të njohur të futbollit italian si Luigi Simoni ka hidhëruar pa masë opinionin futbollistik nga përtej Adriatikut. Mes atyre që e kanë shprehur publikisht hidhërimin për largimin nga jeta të 81-vjeçarit është edhe Rey Manaj, sulmuesi kuqezi, i cili ka qenë pjesë e Cremoneses kur Simoni ishte president i këtij klubi.

“I dashur president, sot është një ditë shumë e errët për të gjithë dashamirësit e tu. Dua të të falënderoj për gjithçka ke bërë për mua. Ti gjithmonë më prite si djalin tënd dhe provove të më ndihmoje. Jam krenar që kisha një udhërrëfyes si ty, i respektueshëm, inteligjent. Tani nuk mund të gjej fjalët e duhura, më fal president. Faleminderit dhe faleminderit përsëri”,-shkruan Manaj.

 

https://www.instagram.com/p/CAfctdFKSAt/?utm_source=ig_embed

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...