Mes personazheve të njohura që reaguan për ndarjen e parakohshme nga jeta të Sinisa Mihajlovicit është edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
“Sinisa luajti në Kupën e Botës 1998 për Serbinë. Ai vdiq sot në moshën 53-vjeçare, pasi u diagnostikua me një formë akute të leukemisë.” Këto janë fjalët e para të Infantinos, i cili shprehu trishtimin e tij për lajmin. “Jam thellësisht i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Siniša Mihajlovićit, një prej futbollistëve dhe trajnerëve më të famshëm të Serbisë. Në fushë, goditjet e tij të lira mishëruan një pasion dhe përkushtim ndaj bukurisë së lojës që la një gjurmë të pashlyeshme në botën e sporti dhe vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë.”
